November 17, 2018

Rreth Nesh

Erjon Tela, Themelues i Pro LGBT

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Erjon Tela është bashkëthemelues i ProLGBT dhe një ndër ideatorët e Historia Ime që në fillim ishte projektuar si një ditar online për personat LGBT. Ai ka qenë përgjegjës për gjithë drejtimin operacional të shelterit STREHA. Nga viti 2012 deri në 2017 ai mbikqyri të gjitha çështjet dhe punët financiare të organizatës dhe ishte, ndër të tjera, përgjegjës për buxhetimin, raportimin dhe monitorimin financiar. Ai ka një Master në Administrim Publik dhe është një mbrojtës i apasionuar i të drejtave të njeriut. Nga viti 2017 jeton në Kanada ku punon për Bashkinë e Surrey, në Vankuverin Metropolitan.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Xhesi Demishago, Financiere

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Ekonomiste vjen nga profili i organizatave jo financiare, nderkohe qe eshte e dy punesuar ne dy organizata te ndryshme, ne pozicionin e Ekonomistes. Ajo ka gjithashtu eksperience ne sektorin e biznesit. Keto eksperienca e ndihmojne ate per te arritur objektivat dhe rezultatet ne projektet ku po punon aktualisht. Edukimi i saj eshte Diplome Materri ne Finance – Kontabilitet, nderkohe qe ka dhe kualifikimet e duhura per programet financiare dhe te kontabilitetit. Ajo ka njohje shume te mire te anglishtes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Kristi Pinderi, Drejtor Bordi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Mbrojtës i palodhur për të drejtat e LGBT+ është bashkëthemelues i ProLGBT dhe I Aleancës Kundër Diskriminimit, të dyja organizatat kryesore për mbrojtjen e personave LGBT+ në Shqipëri. Në dhjetor të 2014 ai ishte ndër themeluesit e STREHA, shelterit të parë për personat LGBT+ në të gjithë Europën Juglindore. Kristi ka kryer studimetbachelor për Histori dhe Arkeologji në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer edhe një sezon kërkimor në fushën e komunikimit të trashëgimisë kulturore në Universitetin e Bolonjës. 

Karrierën e ka filluar në vitin 2000 si gazetar dhe ka një përvojë të gjate në gazetari, duke qenë se ka punuar si gazetar dhe drejtues për media të rëndësishme si Kult, ATSH, Mapo, Shekulli, etj. Ka qenë gjithashtu Drejtor i Komunikimit të Lëvizjes MJAFT! dhe ka qenë I përfshirë në draftimin dhe implementimin e shumë fushatave mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare mediatike, sidomos në lidhje me të drejtat e njeriut. 

Nga viti 2017 jeton me partnerin e tij në Kanada ku punon për organizatën Community Builders Group, në një projekt pilot strehimi për personat vulnerabël ne Vankuver. Ai vazhdon të angazhohet në aktivizëm për të drejtat e LGBT+ në Kanada ku kontribuon me shkrime per Daily Xtra ndërsa ndjek me vëmendje ecurinë e lëvizjes në Shqipëri, ku është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Pro LGBT.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Dorjan Matlija, Anëtar Bordi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universtitetit të Tiranës dhe ka një praktikë profesionale prej 19 vjetësh. Ai është aktualisht Drejtor Ekzekutiv i qendrës Res Publica, një OJF e specializuar në fushën e ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ai është angazhuar aktivisht në fushat e aksesit në gjykatë, të drejtës së jetës, mbrojtjes nga diskriminimi, lirisë së shprejes dhe të drejtës së informimit, të drejtës së strehimit dhe jetës familjare. Në praktikën e tij si avokat ka përfaqësuar një numër të madh çështjesh në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri, si dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në Komitetin e të Drejtave të Njeriut pranë OKB. Më herët ai ka qenë Drejtor Juridik në Radiotelevizionin Shqiptar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Ened Mato, Anëtar Bordi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Është një aktivist i mirënjohur i shoqërisë civile në Shqipëri, i cili ka drejtuar disa nga lëvizjet më në zë me fokus në çështjet mjedisore dhe në vullnetarizmin rinor. Angazhimi i tij në shoqërinë civile nis qysh nga vitet 1998 me projektin “Lagjia ime është shtëpia ime” dhe vazhdoi me koordinimin e iniciativës sociale “Kinder houses” në 7 qytete të Shqipërisë. Ai ka përfunduar studimet për punë sociale dhe zotëron aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizative. “Citizenship Youth Project”, “Neighborhood Councils”, “Youth4Com”, ”Saturdays Voluntarism”, Ëelcoming Center for Families in Need (Homeless), “My home”, qendra komunitare, ”Eco-Cinema”, etc. Janë vetëm disa nga projektet dhe iniciativat e ideuara dhe të implementuara me sukses prej tij. Pjesë e kontributit në shoqërinë civile shqiptare jane themelimi i qendrës komunitare rinore të punës “PASS”, i grupit shqiptar nautik “ The Underëaters”, aktivizmi pranë “Eco-Movement”, “Mjaft” movement etj. Ai ka fituar projekte të ndryshme vullnetarizmi dhe kompeticione filmi. Pasioni i tij për natyrën e ka shtyrë të organizojë kampin rinor në Jal, shkollën e zhytjes në Dhërmi, disa guida eko turistike dhe së fundmi projektin “Netëork Adriatic Parks” mbi turizmin lundrues. Kontributi vullnetar i Enedit ka nisur qysh nga vitet 1995 me punën e tij në Agjencinë telegrafike shqiptare, ku shkruante artikuj të ndryshëm për çështjet rinore në Shqipëri. Ai është fitues i festivalit për aktivitetet vullnetare “Albert Ajnshtajn” në Bosnjë. Ai është vlerësuar si vullnetari i vitit nga organizata rinore shqiptare në vitin 2002.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Marsida Çela, Anëtare Bordi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Ka më shumë se 10 vite eksperiencë pune në shoqërinë civile në Shqipëri. Ekspertiza e saj përfshin çështje të zhvillimit të shoqërisë civile, zhvillimin e programeve, monitorimin dhe vlerësimin, zbatimin e hulumtimit dhe mentorimin, si dhe ngritjen e kapaciteteve në fushat e përmendura. Përveç përvojës së saj aktuale në pozicionin si  Drejtore e Strehës për personat LGBT, që është streha e parë LGBT në Ballkanin Perëndimor, ekspertiza e Znj. Cela përfshin konsulencë lidhur me ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe trajnimin, zhvillimin dhe vlerësimin e programeve etj. në disa organizata dhe institucione. Marsida Cela është gjithashtu autore e një sërë kërkimesh shkencore hulumtuese, monitoruese dhe vlerësuese në fushën e të drejtat të të rinjve dhe të fëmijëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Sidita Zaja, Drejtuesja Ekzekutive

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Është një feministe e re e pasionuar në luftën përballë pengesave kulturore, që përmes angazhimit ndaj aktivizmit synon arritjen e drejtësisë për veten dhe të tjerët. Ajo ka qenë aktive në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me një fokus të veçantë te personat LGBT. Sidita ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi në Shqipëri dhe zotëron një Diplomë LLM në të Drejtë Ndërkombëtare Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Sidita ka përvojë në fushat e ndërtimit të kapaciteteve, ngritjes së vetëdijes qytetare dhe avokimit. Ajo ka qenë e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut që nga themelimi i qendrës së parë LGBT në 2009 në një vend me kontekst social shumë të vështirë, si Shqipëria. Ekspertiza e saj fokusohet në çështjet e orientimin seksual dhe të  identitetit gjinor, dhunën në familje drejtuar ndaj grave dhe vajzave dhe në koordinimin e projekteve me në fokus zhvillimin dhe demokratizimin. Aktualisht puna e saj është e fokusuar në sektorin e zhvillimit, ngritjen e kapaciteteve dhe avokimin me në fokus të rinjtë LGBT si dhe parandalimin e dhunës ndaj komunitetit. Sidita aspiron që me punën e saj të kontribuojë në rritjen e standardeve të jetesës për personat LGBT dhe grupet e tjera vulnerabël në Shqipëri dhe shpreson që brezat e rinj të rriten me lirinë e të shprehurit pa frikë të identitetit të tyre gjinor dhe orientimit seksual.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Edlira Mara, Themeluese e Pro LGBT

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Edlira Mara është aktiviste e lëvizjes LGBTI prej 10 vitesh dhe një feministe e flaktë. Është bashkëthemeluese e ProLGBT si dhe ka kontribuar në fillimet e portalit Historia Ime. Është staf i Strehës,  shelterit të parë për personat LGBT+ në të gjithë Europën Juglindore që në vitin 2014 në pozicionin e outreach. Ka mbaruar studimet Bachelor  për Manaxhim Biznes dhe është mbrojtëse e apasionuar e të drejtave të njeriut në përgjithësi. Vizioni i Edlirës është integrimi më i gjerë i sa më shumë individëve nga komuniteti LGBT+ në një shoqëri më të lirë, të hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për personat LGBT+.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Alba Ahmetaj, Drejtoresha e Programeve LBT

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Alba Ahmetaj është juriste dhe bashkëthemeluese e ProLGBT. Ajo është një ndër asetet e Historia Ime që në fillimet e saj dhe zëri i saj është i dukshëm sidomos në seksionet e feminizmit, LGBT-ve dhe Drejtave të Njeriut të portalit pasi motivimi i saj ka qënë me i fokusuar në këtë drejtim. Ajo është aktiviste prej 10 vitesh për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri dhe ka luftuar për të ndihmuar përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave të këtij komuniteti. Alba është Drejtoresha  e Programeve të dedikuara grave dhe vajzave të komunitetit LBT.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Kristina Millona, Gazetare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Kristina ka përfunduar studimet e larta për degën e gazetarisë pranë Universitetit të Tiranës;
Gazetare për të drejtat e njeriut pranë portalit “Historia ime”; 

kontribuese në Wikipedia shqip për çështjet LGBTI+

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Kevin Jasini, Gazetar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest

Kevin është 21 vjeç, student në Universitetin e Tiranës. Pjesëmarrës në disa iniciativa që synojnë promovimin e rinisë aktive dhe angazhimet e tyre në shoqëri. Pjesëmarrës i rregullt në aktivitete të organizuara nga organizata rinore dhe ato të shoqërisë civile, mbi kauza që ndikojnë në jetën e përditshme të të rinjve në Shqipëri. Vullnetar në disa projekte ku ka mbuluar fushën e Medias dhe të Komunikimit.   Përpos eksperiencave të tij vlen të theksohet dhe pasioni për gjuhët e huaja. Kevin zotëron 3 gjuhë të huaja dhe ka qenë dhe pjesëmarrës në një shkëmbim akademik në Gjermani si një prej studentëve më të mirë në rang vendi në vitin 2015.