Historia Ime

Switch to desktop

Ne Kosove jane krenare per shoket/shoqet e tyre gej/lezbike dhe per te drejtat e tyre

Rate this item
(2 votes)

Organizata për të drejtat e komunitetit Gej, Lezbike, Biseksual dhe Transgjinor në Kosovë "Libertas" ka dalë këtë 10 dhjetor 2012 me një fushatë senzibilizuese për të shënuar ditën ndërkombëtare të drejtave të njeriut.

Ideja e organizatës Libertas ishte që, përmes kësaj fushate, të përdorë figura të ndryshme kosovare, femra dhe meshkuj, të cilat dëshmojnë përkrahjen e tyre të plotë ndaj gejëve dhe lezbikeve në Kosovë. Ky model është përdorur në shumë vende të botës, të cilat kanë filluar lëvizjen gej/lezbike në vitet e para të veprimtarisë së aktivizmit.

Mesazhi që këta protagonistë e përmbajnë në trupin e tyre dhe e transmetojnë drejt opinionit kosovar "Shoku/shoqja im/e është gej/lezbike - Të drejtat e tij/saj janë krenaria jonë" përdor një formë të drejtpërdrejtë avokimi për të drejtat e garantuara me ligj të këtij komuniteti në Kosovë. Kosovarët që transmetojnë këto mesazhe janë qytetarë të zakonshëm të cilët theksojnë se janë krenarë për shokët/shoqet e tyre gej/lezbike dhe për të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë protagonistët japin shembull të mirë të cilin duhet ta përcjellin edhe kosovarë tjerë të shumtë të cilët gjenden në situatë të njëjtë.

Leave a comment

Sigurohuni që të plotësoni të gjithë fushat e shënuara me (*)

Copyright: Historiaime.com, 2012

Top Desktop version