Rreth Nesh

Historia-ime.com është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut.Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta.Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.
Historia-ime.com, një nismë e organizatës “Pro LBGT” – Të bashkuar pro kauzës LGBT në Shqipëri” mbështetet financiarisht nga Civil Rights Defenders.Duke shkruar e raportuar për të drejtat e njeriut në të gjithë diapazonin e tyre, Pro LGBT, një organizatë që mbron të drejtat e komunitetit gej në Shqipëri afirmon në median shqiptare parimin se të drejtat e LGBT janë të drejta të njeriut, apo anasjelltas: të drejta të njeriut janë edhe të drejtat e LGBT.Ky portal lajmesh synon të sjellë në vëmendje të lexuesit histori periferike që jo gjithmonë përfitojnë hapësirën e duhur në median tradicionale. Kësisoj, kjo media e re është një media alternative e cila kërkon mbështetjen e të gjithë qytetarëve që bëhen ose dëshmitarë ose viktima të shkeljes së të drejtave të tyre.Në kuadër të këtij projekti zhvillohet çdo vit një shkollë verore për multimedian me të rinj dhe studentë të gazetarisë.

Ne synojmë të ndërtojmë një partneritet të ngushtë me vetë qytetarët. Për këtë arsye i kushtojmë rëndësi të veçantë denoncimeve dhe raportimeve nga ana e qytetarëve. Ato mund të bëhen përmes postës elektronike, ose direkt në faqen tonë në hapësirën “I-Report” apo dhe në blogun tonë online.

Ne investigojmë të gjitha historitë që mbërrijnë në formë të cunguar duke u bazuar në një gazetari të përgjegjshme dhe profesionale.

Përveç kësaj historitë e karakterit ndërkombëtar janë në shumicën e rasteve ekskluzive për shkak të rrjetit të gjërë të kontakteve që Pro LGBT ka me aktivistë nga e gjithë bota.

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Nr. 208, Tirane

Tel: +355 4 450 9691

Mob: +355 69 62 26 088

Kryeredaktori: +355 68 40 42 041

Email: info@historia-ime.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest