Kosovarët festojnë paradën e dytë të krenarisë

Muzikë, kërcim dhe flamuj ylberi shoqërojnë qytetarët në qendër të Prishtinës ndërsa marshojnë për paradën e dytë të krenarisë së vendit të mërkurën.

Qindra qytetarë nga Kosova dhe rajoni u mblodhën në qendër të Prishtinës për paradën e dytë të krenarisë së vendit, duke shënuar fundin e eventeve të javës së krenarisë organizuar nga Center of Equality and Liberty for LGBT në Kosovë, CEL.

Duke valëvitur flamuj prej ylberi, aktivistët dhe aleatët e komunitetit LGBTQ + u mblodhën në sheshin Skënderbeu, duke vazhduar rrugën e tyre drejt bulevardit Nënë Tereza dhe duke kënduar slloganin e paradës së këtij viti, “në emër të lirisë”, ndërsa arritën në sheshin Zahir Pajaziti.

Lendi Mustafa, aktivist i komunitetit LGBTQ + në Kosovë, tha se qëllimi i paradës është rritja e vizibilitetit të anëtarëve të kësaj bashkësie dhe u bëri thirrje institucioneve të njohin çështjet me të cilat ballafaqohet ky komunitet.

“Sot, në emër të lirisë, ne ftojmë të gjitha institucionet shtetërore që të mos e mohojnë identitetin tonë, të ofrojnë mundësi të barabarta dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut, në mënyrë që të punojnë drejt një shoqërie diversive”, tha ai.

Ai tha se një tjetër qëllim i paradës është që të përfaqësojë individët të cilët nuk mund të gëzojnë një jetë të denjë për shkak të presionit me të cilin ata përballen në lidhje me identitetin e tyre seksual.

“Ne u mblodhëm së bashku për të treguar se po fuqizohemi dhe kemi shpresë se do të mbetemi të kënaqur me kërkesat. Ne do të mbetemi të bashkuar deri në fund. Ne do të jemi zëri juaj, “tha Mustafa.

Sipas Blert Morinës, drejtor i CEL, titulli i paradës së këtij viti u zgjodh sepse “të qenit anëtar i komunitetit LGBTI në Kosovë do të thotë se do të ballafaqoheni me diskriminim të dyfishtë, presion social, shumicën e kohës diskriminim institucional, kështu që është e rëndësishme për të folur dhe për të parë se çfarë mund të bëhet më mirë “.

Kjo është parada e dytë e krenarisë për LGBTQ +, që është zhvilluar në kryeqytet. Por nuk është hera e dytë që aktivistët e LGBTQ + kanë marshuar në Kosovë. Para vitit 2017, aktivistët organizuan një numër marshimesh që shënuan Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, IDAHOT (International Day Against Homophobia, Transphobia and Biphobia).

Ndër pjesëmarrësit këtë vit ishin edhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha, disa anëtarë të kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të ambasadave të huaja.

Pas një ftese publike, Adelina Ismajli, një yll i famshëm pop e cila ka qenë e njohur në skenën muzikore të Kosovës që nga vitet 1990, u bashkua me paradën vetëm disa minuta pasi u luajt një prek këngëve të saj, veshur me flamurin e ylberit dhe duke përshëndetur fansat entuziastë./R.M

/prishtinainsight

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest