Lady Gaga bën një shkrim goditës për vetëvrasjen dhe stigmën e shëndetit mendor

Lady Gaga fal zërin e saj të fuqishëm për një çështje tjetër të rëndësishme.

Aktorja e “A Star Is Born”, në partneritet me Dr Tedros Adhanom, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në një letër prekëse për The Guardian bën thirrje për t’i dhënë fund stigmatizimit të shërbimeve të shëndetit mendor.

“Stigma, frika dhe mungesa e mirëkuptimit përbëjnë vuajtjet e të prekurve dhe parandalojnë veprimet e guximshme që nevojiten kaq shumë dhe që vonohen kaq”, shkruajtën të dy autorët të martën, në një artikull të përbashkët me titull “800,000 njerëz vrasin veten çdo vit. Çfarë mund të bëjmë?”.

Dyshja thekson se çështjet e shëndetit mendor prekin një në katër vetë gjatë jetës së tyre dhe thonë se të rinjtë janë veçanërisht në rrezik.

“Pavarësisht universalitetit të çështjes, ne luftojmë për të folur hapur për këto çështje si dhe për të ofruar kujdes ose burime adekuate,” shtuan ata. “Brenda familjeve dhe komuniteteve, ne shpesh mbetemi të heshtur nga një turp që na tregon se ata me sëmundje mendore janë më pak të denjë ose në faj për vuajtjet e tyre”.

Të dy i referohen vetëvrasjes si “simptoma më ekstreme dhe më e dukshme e emergjencës më të madhe të shëndetit mendor, që ne jemi duke dështuar për t’iu adresuar në mënyrë adekuate”.

Gaga dhe Adhanom inkurajojnë lexuesit të thyejnë modelin që vazhdon të “shuajë, fajësojë dhe dënojë” ata që mund të jenë duke vuajtur, duke cituar statistikat që thonë se vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes në nivel global për grupmoshën 15-29 vjeç.

Ata zbulojnë gjithashtu lidhjet mes shëndetit mendor dhe një ekonomie të fuqishme, duke përmendur posaçërisht ndihmën globale – më pak se 1% – që u drejtohet shërbimeve të ndryshme, duke vënë në dukje gjithashtu se “financimi i brendshëm për parandalimin, promovimin dhe trajtimin është gjithashtu i ulët.”

“Ne nuk mund të heshtim më tutje prej stigmës ose të pengohemi nga idetë e gabuara që i përshkruajnë këto kushte si çështje dobësie ose dështimi moral”, vazhdonin ata në shkrimin e tyre. “Hulumtimet tregojnë se ka një kthim katërfish të investimit për çdo dollar të shpenzuar për trajtimin e depresionit dhe ankthit, kushtet më të zakonshme të shëndetit mendor, duke e bërë shpenzimin për këtë çështje një investim të madh për të dyja palët, udhëheqësit politikë dhe punëdhënësit, plus krijimit të kursimeve në sektorin e shëndetësisë.”

Gaga dhe Adhanom ofrojnë një mori shembujsh se si njerëzit në komunitetet e tyre kanë përballur çështjen dhe i kanë dhënë fund veprës duke bërë thirrje për “veprime kolektive njerëzore për të trajtuar problemet dukshëm të pakapërcyeshme”.

Gaga ka qenë prej kohësh një avokate i njohur e shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve, duke themeluar Fondacionin Born This Way me nënën e saj në vitin 2012, për t’u “siguruar të rinjve mundësi reale, burime cilësore dhe platforma për të dëgjuar zërin e tyre”.

Këngëtarja gjithashtu është përfolur për betejat e saj me shëndetin mendor si një e mbijetuar e sulmit seksual, duke zbuluar se ajo vuan nga PTSD.

“Mirësia që më është treguar nga mjekët – si dhe familja ime dhe miqtë e mi – me të vërtetë më ka shpëtuar jetën”, tha Gaga në “The Today Show” në vitin 2016. “Unë kam qenë në kërkim të mënyrave për të shëruar veten, dhe kam gjetur se mirësia është mënyra më e mirë “./R.M

/huffingtonpost

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest