Kufiri tjetër i barazisë për LGBT? Reformimi i Aktit të Njohjes Gjinore

“Ju mund të martoheni tani, a nuk ishte kjo gjithçka që dëshironit? Mendova se lufta për barazinë LGBT kishte përfunduar.”

Këto lloj pyetjesh m’i bëjnë në vazhdimësi. Njerëz që përpiqen të kuptojnë se çfarë do të ndodhë pas martesës së barabartë.

Ndërkohë që ka ende vend për shumë përparime për të gjithë komunitetin, për njerëzit trans në veçanti, ka boshllëqe serioze ligjore që ekzistojnë përpara se ne të kemi barazi të plotë.

Një fushë në shqyrtim është Akti i Njohjes Gjinore i vitit 2004 (GRA). Ky është ligji që u mundëson disa njerëzve trans që të njohin ligjërisht gjininë e tyre me Certifikatën e Njohjes Gjinore (GRC).

Të jesh në gjendje të ndryshosh emrin dhe gjininë në certifikatën e lindjes e bën më të lehtë për njerëzit trans gjetjen e një punë të re, të martohen apo të ndryshojnë të dhënat e tyre. Ndërkohë që shkundi themelet kur u prezantua për herë të parë, akti tani është i vjetëruar dhe ka nevojë urgjente për reforma.

Pra, kur njerëzit bëjnë pyetje në lidhje me atë çka do të vijë më pas, reforma e GRA është përgjigja që ata do të marrin.

Kjo do të ndryshonte jetën për aq shumë njerëz trans në Britani. Heqja qafe e një procesi poshtërues dhe dehumanizues, për t’i lejuar njerëzit trans që t’u njihet gjinia nga shteti pa u trajtuar sikur të kenë një sëmundje mendore, do të ishte një hap i madh drejt barazisë.

Fushata alarmuese anti-trans

Sidoqoftë, fushata dhe lobimi për të reformuar GRA nuk mund të bien vetëm mbi supet e vëllezërve tanë trans. Ju ndoshta keni parë online ose në lajme armiqësinë me të cilën ballafaqohen njerëzit në trans këto momente. Ka histori thellësisht mashtruese rreth të rinjve të ‘kthyer në trans’ dhe argumente të përsëritura se të qenit trans është një sëmundje mendore. Për shumë njerëz lezbike cis, gej dhe bi, kjo duhet të tingëllojë tepër e njohur. Është pikërisht ajo që na treguan në vitet 1980.

Tani shohim prapa dhe mendojmë se sa absurde ishte që dikush u lejua të pretendonte se tërheqja nga i njëjti seks ishte një sëmundje mendore, ose se duke folur për këtë gjë ishte si t’i bëje një fëmije për një identitet të ri. Bota nuk shua kur njerëzit e të njëjtit seks më në fund mund të martoheshin me njëri-tjetrin. Dhe nuk do të shuhet edhe kur njerëzit trans të jenë gjendje të njihen për atë që janë.

Ajo që po shohim në debatin rreth GRA është historia që përsëritet.

Njerëzit trans dhe e drejta e tyre për të ekzistuar, po bëhen subjekti i një debati të egër publik. Aq shumë sa tani shumë njerëz në komunitetin trans, së bashku me familjen dhe miqtë e tyre, kanë frikë të flasin për shkak të frikës ndaj reagimit. Është alarmante që një pakicë e tillë vulnerabël e popullsisë të paraqitet si një kërcënim i madh.

Njerëzit trans në Britani sot përballen me nivele të mëdha abuzimi dhe pabarazie. Dy në pesë vetë (41%) kanë përjetuar një krim urrejtjeje ndaj tyre gjatë vitit të kaluar dhe gati dy në tre studentë trans (64%) janë ngacmuar në shkollë.

Lufta e tyre është lufta ime. Ne i kemi një borxh vëllezërve e motrave tona trans për progresin që kemi bërë drejt barazisë.

Vitin tjetër, ne do të përkujtojmë 50 vjetorin që pas trazirave të Stonewall-it. Trazirat që zgjatën për netë me radhë, ku njerëzit LGBT luftuan për të drejtën e tyre për të ekzistuar. Trazirat e Stonewall-it njihen botërisht si fillimi i lëvizjes së barazisë LGBT. Trazirat nisën dhe u drejtuan gjithashtu nga gra me ngjyrë si Marsha P. Johnson dhe Sylvia Rivera, dhe një lesbike me ngjyrë, Stormé DeLarverie.

Njerëzit trans e filluan këtë lëvizje dhe kanë humbur shumë në luftën për të drejtat LGBT.

Tani që qeveria ka hapur konsultimin e saj publik mbi aktin e njohjes gjinore, ne kemi një shans të jashtëzakonshëm për të marrë pjesë me opinionet tona se si duhet ndryshuar ku ligj. Presioni publik ndihmoi në rrëzimin e Seksionit 28 dhe nxiti martesën me të njëjtit seks. Zërat tanë janë të rëndësishëm. Për njerëzit cis lezbike, gej dhe bi, është momenti të bashkohemi, të mbështesim dhe të luftojmë për barazinë trans.

Kam parë plot mesazhe të afirmuara të suportit online nga njerëz brenda komunitetit LGBT për njerëzit trans, por tani është koha për ta bërë atë mbështetje edhe më të dukshme dhe më vokale. Të jesh aleat i njerëzve trans nuk është vetëm të thuash gjërat e duhura, është të jesh një mbështetës aktiv dhe i angazhuar për komunitetin. Përgjigjja ndaj konsultimit për GRA është një shans unik për ne, që të marrim kontrollin dhe të bëjmë një ndryshim. Këto lloj mundësish janë të rralla dhe na takon neve të bëjmë më të mirën e mundshme.

Plotësimi i konsultimit është shumë i thjeshtë. Stoneëall ka krijuar një version të lehtë për të ndihmuar firmosjen e konsultimit.

Nëse nuk jeni trans, ndryshimi i GRA do të ndikojë shumë pak tek ju. Por, kjo do të thotë që ju dhe njerëzit që doni të jetoni në një shoqëri më të drejtë. Pra është e rëndësishme që zëri juaj të dëgjohet.

Për ata prej jush që besojnë në barazi, ju lutemi flisni hapur për barazinë trans. Ji një aleat i ashpër dhe aktiv dhe përgjigju konsultimit të qeverisë. Së bashku ne do ta fitojmë këtë luftë, siç kemi bërë edhe kaq shumë herë të tjera në të kaluarën./R.M

/pinknews

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest