Këshilla e një aktivisteje të re: Voto, rruaj kokën dhe qaj sa herë të kesh nevojë

Disa njerëz thonë: “Nuk i kushtoj vëmendje politikës.” Të tjerët nuk kanë zgjedhje.

Nuk mbaj e mend saktësisht kur mora vesh se Carmen Schentrup kishte vdekur. Carmen dhe unë u bëmë shoqe në shkollën e mesme. Bashkë ndiqnim orën e shkencës. Një ditë më erdhi cikli dhe nuk kisha lines me vete, Carmen më dha një – çfarë mbretëreshe! Ne ktheheshim në shtëpi çdo ditë me autobus së bashku. Ajo këndonte në korin e një kapele, dhe bashkë krahasonim shfaqjet televizive që shihnim. Në festat e ditëlindjes së saj të gjithë hanin pizza dhe shihnin filma në dhomën e ndenjies së Schentrups, më pas flasnin për shkollën, politikën, jetën. Kam ende një nga ftesat e ditëlindjes së saj të ngjitur në pasqyrën time.

Në 15 shkurt mora vesh se ajo kishte vdekur. Mendoj se ishte data 15 – dita kur gazeta The Miami Herald nxori emrat e personave që ishin vrarë një ditë më parë në goditjet me armë në gjimnazin tim Marinyn Stoneman Douglas, në Parkland, Fla. Mendova se ajo vetëm do të ishte plagosur. Mbaj mend se po mendoja shumë qartë: ajo thjesht është plagosur, mos u shqetësoni për të.

Më datën 16, më kërkuan të flisja gjatë një tubimi për kontrollin e armëve. Për atë çka dukej të ishte hera e parë, të rriturit po na trajtonin mua dhe kolegët e mi sikur vërtetë donin të dëgjonin atë që kishim për të thënë. Nisa të shkruaja fjalimin tim deri në momentin që u ngrita të flisja në podium. Dhashë më të mirën time. Të gjitha fjalët e mia, mendimet e mia, energjinë time, çdo fakt politik që dija. Nëna ime po shihte “Rachel Maddoë” në televizor dhe më tha: “Kushtoi vëmendje kësaj! Ka të bëjë me Chuck Grassley! Konsideroje të flasësh për këtë fakt në fjalimin tënd.”Dhe unë e bëra këtë gjë. Fjalimi im ndiqte një model: kisha një mendim, shkruaja një paragraf të ri, mbushja hapësirat boshe, shkruaja në mënyrë pasionante, dhe pastaj i fshija. Kishte momente k uajo që shkruaja ishte një lloj britme ndërgjegjeje: “Si mund të ketë ndodhur kjo? Kaq shumë njerëz vdiqën, kaq shumë njerëz vdiqën. Nuk mund ta bëj këtë. Si mund ta bëj këtë? Si mund ta bëjmë këtë? ”

Miku im Cameron Kasky më telefonoi pasi mbarova fjalimin tim dhe më pyeti nëse doja të bashkohesha me lëvizjen. Ai po mblidhte një grup studentësh për të organizuar atë çka ne në fund e quajtëm Marshimi për Jetët Tona – një marshim në Uashington për ligje më të mira të mbajtjes së armëve.

Ditët e para kemi punuar nga shtëpia e Cameron-it. Shumë nga miqtë e mi, që nuk merrnin pjesë në këtë lëvizje, kishin problem me gjumin. Edhe ata që nuk kishin qenë në kampus ditën e goditjes me armë, kishin makthe. Por për ne që po punonim për këtë lëvizje, nuk kishte kohë për gjumë. Ju mund ta shihnit shumë qartë që gjatë intervistave të para të gjithë kishim rrathë në sy. Askush nuk kishte oreks. Askush nuk donte të largohej nga shtëpia e Cameron-it, as për të bërë qoftë një dush. Asnjëri nga ne nuk donte të ndalonte së punuari. Të ndaloje së punuari do të thoshte të nisje së menduari. Dhe të mendoje për çdo gjë përveç se për marshimin apo zgjidhjet e problemit të dhunës me armët, do të thoshte shkatërrim nervor.

Një ditë, të gjithë ne patëm një lodhje nervore rreth orës 4 të mëngjesit. Cameron doli me vrap nga shtëpia, dhe unë e ndoqa sepse isha e shqetësuar për të. Sapo pashë që ai ishte në rregull, kuptova se edhe unë po kaloja një lodhje nervore.

U shtriva në bar. Qielli ishte i mbushur me disa re të cilat, kur ranë mbi diell, u bë shumë fresk dhe kur dielli dilte përsëri, bëhej shumë ngrohtë. Rreth e rrotull kishte pemë, dhe po kuptoja plotësisht, edhe një herë, se sa mjerueshëm po ndiheshim të gjithë ne. Se sa keq po ndihesha. Sa dëshiroja të isha thjesht një pemë, kështu që nuk do të kisha nevojë të njihja njerëz që ishin vrarë njerëz që ishin vrarë në një masakër armësh në një jetë. Mendova se do të isha përgjithmonë e çliruar nga kjo lloj zie.

Papritmas nuk mund të qëndroja thjesht gjallë. Unë nuk doja të vrisja ​​veten – më lejoni ta bëj këtë fakt shumë të qartë. Unë thjesht nuk doja të kisha një ndërgjegje njerëzore. Pemët përballen me shumë vështirësi, me shpyllëzimet dhe ndotjen, por këto fakte nuk më ndalonin të doja të isha një prej tyre – thjesht të ndaloja së dnjeri dhe të jetoja.

Doja të kthehesha në ato kohë kur gjaku nuk kishte njollosur muret e kampusit tonë. Në ato kohë kur unë dhe Carmen-I merrnim autobusin për në shtëpi. Në ato kohë para se njerëzit të më ndalonin për të më pyetur: “A nuk je ti një nga nxënësit e Parkland?”

Por ne nuk mund ta kthenim kohën mbrapsht. Të gjithë ne e dimë se çfarë do të thotë të jesh një Harry Potter tani. Edhe kur njerëzit na drejtohen qetësisht për të na thënë faleminderit, ti asnjëherë nuk e di nëse ata do të na qëllojnë.

Përballja me organizatën më të madhe të lobimit të armëve në vend ishte padyshim diçka që duhej bërë, por kjo do të thotë që njerëzit që po kundërshtojmë janë ata me armë. Unë personalisht jam e tmerrësisht e frikësuar prej tyre dhe e di, nga udhëtimi përreth vendit gjatë verës për turneun e Road to Change, se shumë nga njerëzit që nuk pajtohen me ne, e kanë seriozisht kur thonë se duan të bisedojnë vetëm nëse ne gjendemi përballë të armës së tyre.

Përpos të gjitha këtyre, përpiqem të kujdesem mirë për veten time. Rruajta kokën një ose dy javë para vitit të fundit shkollor. Njerëzit më pyesnin përse, dhe arsyeja kryesore ishte sepse të paturit flokë për mua ishte e tmerrshme. Më rëndonin, më shkaktonin vapë, dhe çdo herë që i kapja bisht më jepnin dhimbje koke. Mund të tingëllojë jo mirë, por flokët më transmetonin pasiguri: isha gjithmonë e shqetësuar nëse dukeshin shumë kaçurrela dhe të ngatërruara. Dhe cila është gjëja më e mirë për të bërë me një pasiguri? Hiqeni atë. Është çliruese të rruaj kokën time çdo javë.

Unë qaj gjithashtu shumë. Por qarja është e shëndetshme dhe ndihem mirë – nuk e di pse njerëzit janë kundra kësaj. Ndoshta sepse është e zhurmshme. Të qarit është një lloj komunikimi dhe komunikimi vetë është i mrekullueshëm. Mungesa e komunikimit është ajo çka shkakton këto situata.

Njerëzit thonë: “Unë nuk luaj me politikën, nuk i kushtoj vëmendje politikës” – atëherë, mjedisi po helmohet, familjet po përçahen dhe deportohen, burgjet po privatizohen, nazistët realë po bashkëjetojnë lumturisht mes nesh, indianët amerikanët janë aq të pafuqishëm, vendi ynë në thelb vazhdon t’i kolonizojë, Porto Riko është braktisur, sistemi arsimor amerikan është shndërruar në një biznes dhe çdo ditë 96 njerëz qëllohen dhe vriten.

Ju nuk mund të jeni një tifoz i madh i politikës, por ju ende mund të merrni pjesë në të. Ajo çka duhet të bëni është të votoni pë ata njerëz që mendoni se mund të punojnë për këto çështje; dhe nëse ata nuk punojnë ashtu siç duhet, atëherë është përgjegjësia juaj për t’i thirrur, për të organizuar një mbledhje bashkie ku ata të japin llogari. Është puna e tyre për ta bërë këtë botë më të mirë.

Ka kaluar muaj që nga masakra. Por kurdo që një nga miqtë e mi gjen një fotografi të vjetër të dikujt që vdiq atë ditë, apo kur ndodh një masakër tjetër, ose kur dëgjoj helikopterë ose zhurma shumë të larta, gjithçka fillon të ringjallet. Më duket sikur jam në manifestim, në diellin e nxehtë të Floridës, me vullnetarët që shpërndajnë shishet e ujit për të rimbushur atë që dielli dhe trishtimi kishin marrë. Duke kërkuar për miq dhe duke I gjetur ata, duke i përqafuar dhe duke i thënë, “Të dua.” Duke kërkuar për miqtë dhe duke mos i gjetur.

Çdo gjë që kemi bërë dhe gjithçka që do të bëjmë është për ta. Është për veten tonë. Është për çdo person që nuk ka përjetuar diçka të ngjashme më këtë, për çdo person që nuk ka qenë kurrë në atë situatë dhe për çdo person që nuk do të përjetojë kurrë diçka të tillë. Kjo është diçka që ne nuk do ta harrojmë. Kjo është diçka nga e cila ne nuk do të heqim dorë./R.M

/news.vice

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest