E përdhunuan e më pas e vranë, gjendet e vdekur gazetarja investigative në Bullgari

BRITAIN-RUSSIA-POISON-NOVICHOK
Foto:Niklas Hallen

Një gazetare 30 vjeçare u gjet e vdekur të shtunën në qytetin Ruse në Bullgari. Sipas burimeve policore ekspertiza mjeko-ligjore dëfton se gazetarja është përdhunuar e më pas vrarë.

Shumë gazetarë shprehen se arsyet e vrasjes aludohet të kenë lidhje me investigimin që Victoria Marinova po realizonte mbi një afer korruptive që përfshinte keqmenaxhimin e fondeve të BE. Gjithsesi policia raporton se nuk është gjetur akoma asnjë evidencë që sugjeron se vrasja lidhet me punën e Marinovës, sipas mediave lokale.

Grupimet anti-korrupsion si dhe pjesëtarë të Parlamentit Europian bënë thirrje për një investigim të plotë të vrasjes. “I shokuar prej vrasjes makabër të gazetares investigative Victoria Marinova në Bullgari. Urgjentisht duhet të kryhet një investigim i plotë i rrethanave si dhe të vihen para drejtësisë agresorët” u shpreh në rrjetin social Twitter z. Harlem Désir, përfaqësues për lirinë e medias pranë OSCE.

Ky është rasti i tretë i vrasjes së një gazetareje në BE brenda këtij viti. Gazetarja nga Malta, Daphe Caruana Galizia u vra në tetor 2017, teksa gazetari sllovak u vra në shkurt të këtij viti. Investigimi i fundit i Marinovës u bazua mbi investigimin e disa kompani që financohen nga fondet e BE nëpërmjet administrimit të autoriteteve lokale. Presupozohet se 30-40% të fondeve të marra nga grupi i kompanive shkonte për afera korruptive dhe ryshfete.

Burimi: POLITICO

/k.m/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest