Përse trauma e grave të tjera mund të përjetohet si e juaja

Ekspertët thonë se ngjarjet kombëtare si dëshmia e Christine Blasey Ford mund ta bëjnë traumën dhe çlirimin e saj një përvojë kolektive.

Java e kaluar ishte një javë e vështirë për të gjitha gratë, por kjo javë ka të ngjarë të japë pak kohë për rimëkëmbje emocionale.

Dita e enjte, një ditë plot lajme që përfshinin akuzat për sulmet seksuale të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Amerikës, Brett Kavanaugh, arriti kulmin e saj me dëshminë e Christine Blasey Ford para Komitetit Gjyqësor të Senatit, duke ndarë me anëtarët e komitetit dhe shtetin e Amerikës historinë se si Kavanaugh e kishte mbajtur atë të lidhur në një shtrat, me gojën e mbyllur dhe ishte përpjekur të kryente marrëdhënie seksuale më të, në një takim të gjimnazistëve të vitete 1980. Ndërsa Ford jepte deklaratën e saj e mbytur në lot, shumë gra qanin së bashku me të: Senatorja e Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand, fshinte sytë e saj; Përfaqësuesja e Nju Jorkut, Carolyn Maloney, i la lotët e saj larë nga rimeli t’i rridhnin faqeve; dhe gratë që protestonin jashtë dhomës së Senatit qanin ndërsa shikonin Fordin në celularët e tyre teksa jepte dëshminë e saj.

Shumë gra gjetën veten e tyre tek Ford, e cila qëndronte e ekuilibruar dhe plot edukatë ndërsa tregonte një nga netët më traumatike të jetës së saj. Pastaj ato panë kongresmenë republikanë, zëdhënës konservatorë dhe, të martën në mbrëmje, vetë presidentin Trump teksa talleshin dhe diskreditonin Fordin dhe, për pasojë, të gjithë të mbijetuarit e sulmeve seksuale. Kjo është arsyeja pse shumë gra kanë deklaruar se ato janë ndjerë zemërthyera, të lodhura dhe të dëshpëruara.

Termi shkencor për këtë fenomen është “traumë e përjetuar”, një traumë e dorës së dytë që mund të përjetojmë kur dikush me të cilin jemi në kontakt po përjeton një ngjarje traumatike. Megjithëse termi i referohet zakonisht terapistëve të traumave, punonjësit socialë ose profesionistë të tjerë të shërbimeve për viktimat mund ta përjetojnë në punë si rezultat i ndihmës që i japin njerëzve të tjerë për të përpunuar traumën e tyre. Ky term është përhapur më gjerësisht për të folur rreth asaj se si qytetarët e përditshëm ndërveprojnë me ngjarjet kryesore të lajmeve ose tragjeditë.

Disa ekspertë thonë se seancat dëgjimore të Ford-it shkaktuan trauma të përjetuara në një shkallë masive, duke i shkaktuar grave dhe të mbijetuarve të sulmeve seksuale në të gjithë vendin stres dhe ankth të madh.

“Nuk duhet të përjetoni detyrimisht personalisht një ngjarje traumatike , që kjo e fundit të ketë potencialin për të ndikuar në jetën tuaj”, tregon Rachel O’Neill, një këshilltar i shëndetit mendor në Talk Space, një shërbim terapie online. “Ne e nisëm vitin me lëvizjen #MeToo, dhe në atë kohë shumë njerëz kanë deklaruar dhe kanë ndarë dhimbjen e tyre. Kjo gjë solli që shumë njerëz të ndiheshin të mbytur me trauma”.

Cikli i lajmeve përreth akuzave kundër Kavanaugut ka qenë veçanërisht i pamëshirshëm, pothuajse çdo orë me tregime të reja që detajojnë sjelljen e tij të supozuar, si një student i shkollës së mesme dhe kolegji. Për këtë arsye, mediat sociale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përkeqësimin e traumave kolektive, sipas O’Neill, i cili thotë se platformat si Facebook dhe Twitter mund t’i zhysin lexuesit në një gropë të pafund tregimesh tronditëse, pa lehtësime emocionale.

“Me traumën e përjetuar mund të jetë e dobishme të kemi këtë ndjenjë të ndërlidhjes dhe të vlerësojmë përvojat e njëri-tjetrit”, thotë O’Neill. “Por një nga rreziqet e mediave sociale është se ju mund të vazhdoni të përjetoni dhe të ringjallni traumën për një kohë të pacaktuar”.

Kjo transmetim i pafund i traumës ishte veçanërisht i vështirë për të mbijetuarit e sulmeve seksuale, për të cilët pretendimet e Ford-it i ringjallën kujtimet për përvojat e tyre me abuzimin. Gjatë seancave dëgjimore, gratë përmbytën C-SPAN me telefonata për të treguar historitë e tyre dhe Rrjeti Kombëtar i Përdhunimit, Abuzimit dhe Incestit raportoi një rritje prej 147% të thirrjeve telefonike në linjën e saj mbi dhunën seksuale. Në Twitter, të mbijetuarit përdorën hashtag #WhyIDidntReport për të diskutuar se viktimat e abuzimit bëhen subjekt nëse ata dalin publikisht me akuzat e tyre ose ia dorëzojnë ato autoriteteve.

Por edhe ata që nuk kanë përjetuar mënyrën e sulmeve që Ford dhe të tjerë kanë detajuar në këto forume, mund të ndajnë ndjenjat e tyre emocionale.

“Nëse përjetoni emocione që të tjerët po përjetojnë, veçanërisht ato që lidhen me stresin, modelet fiziologjike të stresit tuaj mund të përputhen me modelet e tyre fiziologjike,” thotë Tessa West, një profesoreshë e asociuar e psikologjisë në Universitetin e Nju Jorkut. “Me fjalë të tjera, mund të lidheni fiziologjikisht me ta. Nëse njerëzit tregojnë nivele të larta të stresit me kalimin e kohës, dhe ju e ‘kapni’ atë stres, ju gjithashtu mund të pësoni dëme fiziologjike.

West thotë se ende nuk ka pasur kërkime shkencore të mjaftueshme mbi efektet psikologjike të traumës së përjetuar, por këto janë konkluzione të arsyeshme të bazuara pjesërisht në atë që shkencëtarët dinë për cilësinë “ngjitëse” të emocioneve. Emocionet, thotë ajo, bëhen veçanërisht ngjitëse ose të transferueshme, kur janë emocione negative, “si zemërimi, trishtimi dhe ankthi”.

Do të ketë shumë më tepër emocione të tilla gjatë ditëve në vazhdim.

Të martën pasdite, Wall Street Journal raportoi se FBI mund të përfundonte hetimin e saj mbi akuzat ndaj Kavanaugh atë natë ose të mërkurën në mëngjes – ndoshta pa e intervistuar kurrë Fordin.

Ndërkohë, Lideri i Mazhorancës së Senatit Mitch McConnell u zotua se do të bëhet një votim për Kavanaugh këtë javë, pavarësisht zbulimeve të FBI. “Një gjë është e sigurt: Senati do të votojë për rastin e gjyqtarit Kavanaugh këtu, këtë javë”, tha McConnell të martën, ndërsa thuhet se ai hodhi poshtë akuzat kundër Kavanaugh dhe akuzonte demokratët se po përpiqeshin të “hiqnin postimet e qëllimshme” për konfirmimin e tij.

O’Neill thotë se ajo do të vazhdojë t’u ofrojë klientëve të saj disa këshilla të thjeshta se si të menaxhojnë ndjenjat komunale të zemërimit dhe ankthit që hetimi dhe votimi i mëvonshëm i rastit Kavanaugh mund të prodhojnë.

“Kur njerëzit ndihen të pafuqishëm, kjo tenton të përforcojë traumën kolektive”, thotë O’Neill. “Megjithatë advokoni, ju ndiheni të detyruar ta bëni këtë: Të ndiheni sikur jeni pjesë e ndryshimit dhe të keni aftësinë që zëri juaj të dëgjohet; kjo mund t’ju ruajë nga trauma e përjetuar”./R.M

/broadly

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest