Filmi indian i ndaluar ‘për glorifikimin e homoseksualitetit’, më në fund shfaqet pas vendimit të ndryshuar mbi seksin gej

Filmi mbi historinë e dashurisë së dy gejve, i cili u bllokua nga censuruesit indianë për portretizimin e tij pozitiv mbi homoseksualitetin, më në fund do të shfaqet.

Ka Bodyscapes, që tregon marrëdhënien mes një piktori, Haris dhe sportistit Vishnu në një qytet indian konservator, u përfundua në vitin 2016, por u ndalua nga Bordi Qendror i Çertifikimit të Filmave (CBFC) për arsye “të glorifikimit të homoseksualitetit”.

Deri tani është shfaqur vetëm për audiencat e Festivalit të Filmit në Itali, SHBA dhe Britani të Madhe, por pasi Gjykata e Lartë e Indisë ka dekriminalizuar seksin gej muajin e kaluar, vendimi i CBFC është përmbysur dhe Ka Bodyscapes do të shfaqë premierën e tij në shtetin jugor të Keralas.

Jayan Cherian, i cili shkroi dhe drejtoi filmin, tha se filmi “flet për përpjekjet e rinisë së Keralës në gjetjen e një hapësirë për veten e tyre dhe për lirinë individuale”, shkruan gazeta Hindu.

Ai mirëpriti vendimin e Gjykatës së Lartë, i cili shfuqizoi seksionin 377, që zotëronte që prej157 vjetësh, një ligj kolonial që ndalonte veprimtarinë seksuale të përcaktuar si “kundër rendit të natyrës”.

Legjislacioni kontroversial është përdorur gjerësisht për të shtypur komunitetin LGBT + në Indi, që është shtëpia e 1.3 miliardë njerëzve.

“Është inkurajuese dhe domethënëse që ky ligj i ri po ndikon edhe në kinema, ndërsa Gjykata e Lartë ka goditur pjesën e ligjit që penalizon marrëdhëniet gej”, thotë Cherian.

Kur filmi u refuzua për çertifikim në vitin 2016, krijuesit e tij luftuan për dy vjet e gjysmë për shfaqur atë.

“Ne nuk duam të rrimë në heshtje”, tha Cherian për gazetën Hindu. “Arma e vetme e rezistencës së një artisti është praktika e tij artistike.

“Ne duhet t’i themi botës se jemi gjallë dhe nuk pranojmë të jemi të shtypur”.

CBFC gjithashtu ndaloi shfaqjen e premierës së Love, Simon, për shkak të përshkrimit pozitiv të marrëdhënieve gej.

Heqja e ndalimit të shfaqjes së Ka Bodyscapes, ndjek një vendim të ngjashëm në Kenia, ku filmi lesbik Rafiki theu rekordet pas ndalimit qeveritar i cili u hoq vetëm pas një jave.

Historia e dashurisë së dy lezbikeve, nga regjisori Wanuri Kahiu debutoi i ndjekur nga duartrokitjet ndërkombëtare në Festivalin e Filmit të Kanës këtë vit, por filmi u ndalua në vendin e tij të origjinës pasi censuruesit shtetërorë kundërshtuan me forcë temat “gej”.

Ky film u lejua të shfaqej në vendin e origjinës vetëm për një javë në shtator, pasi një gjykatë urdhëroi që filmi duhej të plotësonte kërkesat për kualifikimin në çmimet Oscar. Filmi tani është përsëri i ndaluar në vend, pas përfundimit të shfaqjes së tij shtatë-ditore./R.M

/pinknews

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest