Në Francë do të vihen gjoba për ngacmimet seksuale në rrugë

Në Francë bëhet realitet dënimi i parë për ngacmimin seksual në rrugë . Një burrë që “preku” një grua në një autobus afër Parisit, duke bërë komente për trupin e saj, u dënua me tre muaj burg dhe gjobë.

Burri, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit kur hipi në autobus, e preku 21-vjeçaren në anën e pasme të trupit dhe i foli me fjalor fyes për gjoksin e saj. Gjykata e quajti një sulm të qartë seksual duke e dënuar me 3 muaj burg dhe 300 euro gjobë.

Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë kanë vënë në dukje se gjoba është e para që zbatohet sipas ligjit, i cili synon të parandalojë komentet fyese dhe sjelljet e e pahijshme ose pëshpëritjet ndaj grave, të cilat janë të zakonshme në rrugët e Francës.

Duke shpresuar që një ditë edhe vendi ynë do të ndërgjegjësohet e do të marrë masa konkrete për këto raste. /R.M

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest