Historike: Zvicra pro burgimit të personave me motiv homofobinë dhe transfobinë

Bundeshaus_-_Nationalratsratssaal_-_001_640x345_acf_cropped
Foto: Pink News

Zvicra ka votuar në favor të ndryshimeve të reja për kriminalizimin e veprimeve transfobike dhe homofobike, të dënueshme tashmë me deri në tre vite heqje lirie.

Këshilli Kombëtar votoi pro këtij vendimi, duke i trajtuar krimet e urrejtjes njësoj siç legjislacioni trajton krimet me bazë racizmin. Këshilli Kombëtar votoi pro me 118 vota dhe 60 kundër për të prezantuar dënimin me heqje lirie për homofobinë dhe transfobinë.

Gjithsesi ky propozim duhet të votohet dhe miratohet nga Këshilli i Shteteve përpara se të fitojë fuqi ligjore. Këshilltari Mathias Reynard, i cili propozoi këtë iniciativë, postoi në rrjetin social Twitter në 25 shtator: “Këshilli Kombëtar pranoi iniciativën parlamentare kundër homofobisë dhe transfobisë”.

Duke u prononcuar për Shortlist, Reynard u shpreh se: “Parlamenti zvicerian ka marrë një vendim që përbën një lajm fantastik për të përçuar mesazhin se homofobia nuk është një opinion, sikurse racizmi, përbën një kundravajtje ligjore. Të punuarit për një ligj të tillë më la të kuptoj se ligji ekzistues nuk e dënon as gjuhën e urrejtjes, as nxitjen e urrejtjes ndaj personave LGBT+. Përgjatë viteve të fundit, ky boshllëk në ligj është nxjerrë në pah me dhjetëra herë në diskutime ndërkombëtare”.

Iniciativa është përgëzuar nga grupe advokuese për të drejtat e komunitetit LGBT+, ku akti i martesës mbetet ilegal.

/k.m/

Burimi: Pink News

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest