Feministët në frontin e parë: Thirrje për Veprim

Kemi marrë këtë thirrje të rëndësishme nga Women’s Strike Assembly. Ia vlen ta lexosh, të miratohet dhe të veprohet.

Vera ka mbaruar dhe e djathta ekstremiste nuk është larguar ende.

Më 13 tetor, ekstremi i djathtë, Democratic Football Lads Alliance planifikon të marshojë në Londër. Vitin e kaluar mijëra prej tyre dolën në rrugë, duke bashkuar racistët nga UKIP dhe Generation Identity. Duke manipuluar informacionin dhe duke gënjyer haptazi, ekstemistët e djathtë e paraqesin veten e tyre si aktivistë të fjalës së lirë dhe mbrojtës të grave dhe fëmijëve nga abuzimi seksual i kryer nga meshkujt ‘muslimanë’ dhe ‘aziatikë’.

Ne e dimë se sulmet seksuale dhe abuzimi nuk janë akte të izoluara të dhunës. Kultura e përdhunimit është e papërmbajtur dhe e përhapur. Shumica e dhunës seksuale kryhet nga njerëz të jetës tonë të përditshme – bashkëshortët tanë, partnerët, ish-partnerët, shefat, priftërinjtë, trajnerët sportivë etj. Injorimi i këtij fakti kontribuon se pse njerëzit e të gjitha gjinive, përfshirë edhe gratë e vajzat, nuk mbështeten kur flasin mbi këto probleme. Çfarë lëvizja #metoo ka bërë të qartë është se sa normale dhe e përhapur është dhuna dhe ngacmimi seksual dhe gjinor.

Racizmi dhe seksizmi ecin krah njëri-tjetrit.

Pra, pse të djathtët ekstremë përdorin termat “bandat e dhunës seksuale” dhe “abuzimet në shkallë industriale” për burrat aziatikë dhe myslimanë, por nuk përmendin abuzimin seksual në kishën katolike apo në ekipet sportive ndërkombëtare? Duke i mohuar emigrantët dhe refugjatët, e djathta ekstreme injoron qëllimisht faktin se abuzimi seksual ndodh në çdo vend, kulturë dhe komunitet – dhe në shtëpitë tona. Dhuna seksuale nuk do të ndalet nga zgjidhje të tilla raciste si shtrëngimi i kufijve kombëtarë ose duke e ngritur problemin vetëm për burrat e komuniteteve në pakicë, as edhe me kthimin e rolit “tradicional” gjinor të grave. E djathta ekstreme nuk ka përgjigje të mirëfillta, sepse kjo do të thoshte që ata të njihnin dhe të përballeshin me faktin se burrat e bardhë vazhdojnë ende të kenë më shumë pushtet, në mënyrë strukturore, në të gjitha sferat e shoqërisë sonë – qoftë në politikë, në komunitetet tona apo në vendet e punës.

Kur të djathtët ekstremë nuk sfidohen, besimi i tyre rritet, mesazhet e tyre bëhen më të urryera dhe idetë e tyre pranohen më shumë. Kështu ka nisur fashizmi në të kaluarën.

Feministët në front të parë, më 13 tetor

Women’s Strike Assembly po bën thirrje për një prezencë feministe të gëzueshme dhe militante për t’u përballur me Democratic Football Lads Alliance më 13 tetor. Ne do të ndalojmë përpjekjen e ekstremit të djathtë për të përdorur përvojat tona të dhunës seksuale për agjendën e tyre raciste. Është koha t’i japim fund gënjeshtrës se të gjitha viktimat janë gra të bardha dhe të gjithë autorët janë burra me ngjyrë dhe aziatikë. Larg të qenit të dobëta dhe të pasurit nevojë për ‘mbrojtje’, janë gratë dhe njerëzit jo-binarë në çdo komunitet ato që mbajnë familjet së bashku, duke vënë ushqimin në tavolinë dhe duke u bërë katalizatori i saj. Ne jemi të fuqishme, madje edhe më shumë kur veprojmë së bashku.

Ne po i bëjmë thirrje të gjithë feministëve të të gjitha gjinive që të vijnë në Londër më 13 tetor. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të mobilizuar të paktën 500 gra, njerëz trans dhe jo-binarë për të formuar një bllok feminist antifashist për të udhëhequr kundër-demonstradën dhe për t’i treguar të djathtës ekstreme se si është një përgjigje feministe ndaj dhunës strukturore dhe sistematike. Do të mbajmë hapësirë, do të bëjmë zhurmë dhe do të ruajmë njëri-tjetrin. Po organizohet transporti nga qytete të tjera. Ditën e demostradës do të ketë përkujdesje për fëmijët dhe ushqim, dhe do të ketë netë informuese në të gjithë vendin gjatë muajit të ardhshëm.

Tani nuk është koha për të heshtur dhe për të qëndruar në shtëpi.

Le ta bëjmë përsëri feminizmin të fuqishëm. Antifashizmi duhet të jetë feminist dhe feminizmi duhet të jetë antifashist./R.M

/freedomnews

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest