Serena Williams shfaqet topless për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Ylli i tenisit këndoi këngën hit ‘I Touch Myself’ për të kujtuar gratë të kontrollojnë veten e tyre

Ylli i tenisit, Serena Williams, ka dalë me një video të re të guximshme për të zgjuar vetëdije mbi kancerin e gjirit, duke u shfaqur topless dhe duke kënduar hitin e grupit The Divinyls ” I Touch Myself ‘. Tetori konsiderohet si muaji i Sensibilizimit ndaj Kancerit të Gjirit, një fushatë vjetore për të përhapur vetëdije mbi sëmundjen.

Në video, Serena shihet duke mbuluar gjinjtë me duart e saj ndërsa ajo këndon. Video është prodhuar si pjesë e projektit I Touch Myself, një nismë për vetëdijësimin ndaj kancerit të gjirit, duke i nxitur gratë të vënë shëndetin e tyre në radhë të parë dhe të kontrollojnë rregullisht për shenja të kancerit të gjirit. Videoja e shkurtër përfundon me mesazhin “Prek Veten” si “Një Kujtesë për Shëndetin e Gjinjve”.

Kampionia 23-vjeçare e tenisit ka ndarë videon në faqen e saj të Instagramit. Ajo thotë se megjithëse kjo video e vuri në siklet, ajo donte t’i kujtonte gratë se kanceri i gjirit “prek të gjitha gratë e të gjitha ngjyrave, në të gjithë botën”.

“Po, kjo video më vuri në siklet, por desha ta bëja sepse kjo është një çështje që prek të gjitha gratë e të gjitha ngjyrave, në të gjithë botën. Zbulimi i hershëm është çelësi, i cili shpëton aq shumë jetë. Shpresoj që ky çelës të ndihmojë për t’i kujtuar gratë mbi këtë fakt.”

Chrissy Amphlett, këngëtarja kryesore e grupit rock australian The Divinyls, vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 2013. Kënga ‘I Touch Myself’ u lançua si pjesë e albumit të tyre në vitin 1990. Që atëherë është përdorur për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit./R.M

/theweek.in

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest