Historia Ime hap konkursin e tetë të fotografisë “Fotografo për të drejtat e tua”

 

“Historia Ime”, portali i parë informativ në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të njeriut, hap thirrjen e tetë për Konkursin e Fotografisë.

Nëse jeni dëshmitarë të shkeljeve të të drejtave të njeriut, pabarazisë gjinore, diskriminimit apo keqfunksionimit në shërbime publike si shëndetësia, arsimi, transporti apo institucionet e mbyllura, shkelje të të drejtave studentore në universitete dhe konvikte, abuzime me mjedisin, korrupsion apo raste të dhunës dhe urrejtjes “fotografo për të drejtat e tua” dhe bëhu pjesë e konkursit.

Lista e mësipërme nuk kufizon të rinjtë, 16–35 vjeç, nga cilido qytet i Shqipërisë që kërkojnë të denoncojnë një problem apo të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.

Në konkurs NUK mund të merrni pjesë me fotografi:

  • që kanë shfaqje nudizmi, skena seksuale apo përmbajtje të tjera të pa pranueshme;
  • që përfshijnë dëmtimin e mjedisit apo ngacmimin e kafshëve nga ana e fotografit;
  • që paraqesin imazhin e fëmijëve (do të pranohen vetëm nëse zotërohet autorizimi nga prindërit apo kujdestarët).

Afati i fundit i dorëzimit të fotografive është 1 nëntor 2018. Deri atëherë, punimet tuaja do të publikohen në portalin “Historia Ime”, si dhe në faqen e Facebook.

Punimi më i mirë do të vlerësohet me – 10.000 Lekë

Ju ftojmë të merrni pjesë në konkurs duke dërguar punët tuaja në adresën e emailit historiaime.com@gmail.com, në formën e mëposhtme:

Emër:
Mbiemër:
Qyteti:
Titulli:
Përshkrim i fotografisë/ fotoreportazhit (3-5 fjali):

Shënim: Në konkurs mund të merrni pjesë me më shumë se një fotografi apo foto reportazh.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest