Kënga ‘Girls’ e Rita Orës konsiderohet një ‘tingull i shurdhër dhe i dëmshëm’ nga artistët pop të komunitetit LGBTQ

Kënga e re e yllit të pop-it u kritikua për shfrytëzim të fenomenit të biseksualitetit.

Rita Ora iu përgjigj polemikave me një deklaratë të gjatë në Twitter. “Girls”, thotë ajo, është “një shpjegim i saktë i një përvoje shumë reale dhe të sinqertë”.

“Unë kam pasur marrëdhënie romantike me femra dhe meshkujt gjatë gjithë jetës time dhe ky është rrugëtimi im personal. Më vjen keq nëse mënyra se si jam shprehur në këngën time ka lënduar ndokënd. Unë nuk do të lëndoja kurrë qëllimisht njerëz LGBTQ + apo edhe të tjerë. Shpresoj që duke vazhduar të shpreh veten time përmes artit tim, kjo gjë t’i fuqizojë fansat e mi të ndjehen krenarë për veten e tyre, ashtu siç edhe unë po mësohem të bëj rreth asaj se kush jam. U jam gjithnjë mirënjohëse fansave të mi që më mësojnë të dua veten time pa marrë parasysh se çfarë jam. Kam bërë përpjekje për të qenë një kontribuese e komunitetit LGBT + gjatë gjithë karrierës time dhe gjithmonë do të jem.”

Rita Ora thotë se hiti i saj i ri, “Girls”, është një “dëshmi e vërtetë e lirisë së gjinisë”, por kënga pati një pritje ftohtë nga një numër artistësh të queer pop.

Me lançimin e këngës së re, Ora bashkohet me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX, pa dyshim me shpresën për të goditur me hitin e ri verës.

“Ndonjëherë unë thjesht dua të puth vajzat, vajzat, vajzat … Verë e kuqe, unë dua thjesht të puth vajzat, vajzat vajzat,” Ora këndon: “Unë jam e ngazëllyer, jam e hapur, jam 50/50, dhe nuk do ta fsheh kurrë, duhet ta dini”.

Kritikët e muzikës e kanë interpretuar tekstin e këngës si pranimin e biseksualitetit të saj.

“Nëse njerëzit e shohin në këtë këndvështrim, kjo është medjengushtësi, dhe unë nuk mendoj se kjo këngë përcjell këtë mesazh”, tha ajo për People, kur u pyet nëse ajo e konsideron veten biseksuale. “Unë nuk mendoj se kjo ka shumë rëndësi.”

Ora tha gjithashtu se “Girls” u frymëzuan pjesërisht nga “I kissed a Girl” nga Katy Perry.

“Ishte thjesht një deklaratë e tillë; ishte aq e bukur”, tha ajo për hitin e Perry në 2008. “Doja të bëja diçka që shtrihej në të njëjtën linjë”.

Por në një kohë kur yjet LGBT deklarojnë haptazi e me krenari seksualitetin e tyre në muzikën dhe videot e tyre, “Girls” duket se nuk përcjell këtë mesazh. (Edhe Perry kohët e fundit ka pranuar se do të “bëjë një ndryshim” tek “I Kissed a Girl”, sepse tani ajo beson se kënga e saj përjetëson “stereotipet”.)

Këngëtarja Hayley Kiyoko nuk identifikoi “Girls” ose Orën me emër, por bëri një kritikë të gjatë për një “këngë të re … që përmbante një numër artistësh të njohur pop” në Instagram.

E njohur nga fansat si “Jezusi i lezbikeve”, Kiyoko tha se mesazhi i këngës është “vetëm një tingull i shurdhër” dhe “shkakton më shumë dëm sesa dobi për komunitetin LGBTQ +”./R.M

/huffingtonpost

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest