Portrete intime të personave mbi moshën 50 vjeçare nderojnë jetën e personave trans dhe jo-konform gjinisë

“Kam idenë se njerëzit mendojnë që trans është një fenomen i ri dhe veçanërisht se genderqueer është fenomen i ri, por në të vërtetë nuk është aspak”, tha kohët e fundit Jess Dugan për HuffPost. “Gjuha që përdorim për ta përshkruar atë ka ndryshuar, dhe kështu edhe aftësia jonë për të dalë hapur”.

Duke nderuar ata që kanë arritur këtë moshë pa fjalorin ose mjedisin në dispo zicion të personave LGBTQ, sot ky është motivimi i librit dhe serisë së portreteve të fotografit “To Survive on This Shore”, i cili përfshin intervista me 65 të moshuar jo conform gjinisë mbi moshën 50 vjeçare.

Libri thekson perspektivat të cilat shpesh fshihen në një mjedis që lidh variancën gjinore ose, më saktë, identifikimin jashtë linjës të meshkujve dhe femrave me kulturën e të rinjve. Por mijëra amerikanë, të lindur më afër gjysmës së parë të shekullit të 20-të, kanë kaluar shumë kohë duke hapur rrugën për njerëzit jo linearë dhe trans që të kuptojnë veten. Ata gjetën mënyra për të jetuar në mënyrë autentike, shpesh pa qasje në gjuhën gjithëpërfshirëse dhe sigurisë që shumë (tragjikisht, jo të gjithë) njerëz queer kanë në vitin 2018.

Ky projekt ishte thellësisht personal për Dugan, i cili e identifikon veten si një queer dhe jo-konform gjinisë dhe përdor përemrat “ajo” dhe “atë”. Ajo e bëri këtë projekt në bashkëpunim me partneren e saj, Vanessa Fabbre, punonjëse sociale dhe asistente në universitetin e Uashingtonit St Louis, hulumtimi i të cilës fokusohet në kryqëzimin e identiteteve LGBTQ dhe plakjes.

“Ka një mungesë të vërtetë imazhesh të njerëzve të moshuar trans dhe jo konform gjinisë, gjë që do të thotë se mungon përfaqësimi për njerëzit më të rinj trans,” thotë Dugan. Pa këto imazhe, personat më të rinj trans dhe jo konform gjinisë shpesh “nuk ia kanë idenë se si do të duket jeta e tyre … pa asnjë hartë orientuese se si të rritesh si një person trans apo jo-konform gjinisë.”

To Survive on This Shore” përpiqet të sigurojë këtë hartë orientuese, e cila ofron rrugë të ndryshme drejt vetë-zbulimit dhe identifikimit. Për më tepër, portretet dhe intervistat shoqëruese raportojnë historinë e një grupi që ka mbetur në kufijtë e një komuniteti LGBTQ, që mund të mos ketë ekzistuar aq krenarisht dhe gjallërisht pa të.

“Në shumë raste, personat më të vjetër trans dhe jo-linear janë njerëz që kanë punuar si aktivistë dhe që kanë hapur rrugën për këtë moment që po jetojmë tani”, thotë Dugan. “Ne donim të verifikonim persona të moshuar trans dhe jo konform gjinisë, dhe donim gjithashtu të regjistronim përvojën e tyre”.

Prevalenca e mospërputhjes gjinore midis amerikanëve të moshuar mund të fshihet nga lidhja e saj e fortë me kulturën rinore, por ekziston “një numër i madh identitetesh mes individëve më të moshuar trans dhe jo konform gjinisë,” thotë Dugan.

Subjektet u fotografuan në shtëpitë e tyre ose në një vend të zgjedhur nga ata, dhe intervistat përqendrohen tek “çfarë i duhet atyre për të jetuar autentikisht si dhe rreziqet dhe përfitimet nga kjo gjë”, thotë Dugan.

Shumë pjesëmarrës kanë dalë hapur para se interneti të ekzistonte dhe para konceptimit aktual të komunitetit LGBTQ. Disa nuk e kishin dëgjuar termin “transgjinor” ndërsa negocionin me identitetin e tyre. Dugan kujtoi se ishte identifikuar shumë me Hank, një nga dy personat e një çifti që kishte fotografuar, e cila përshkroi identitetin dhe përvojat e saj në një mënyrë krejt tjetër nga ajo se si Dugan mund ta bënte, pavarësisht nga ngjashmëritë e tyre.

“Kur po fotografoja Hank dhe Sam në Arkansas, patëm një përvojë vërtetë të mahnitshme, sepse ndjeva sikur Hank dhe unë në thelb kishim të njëjtin identitet të brendshëm, por gjuha që kemi përdorur dhe betejat tona në botë ishin kaq të ndryshme për shkak të diferencës sonë 40- vjeçare,” tha Dugan.

“Kuptova se historia ishte në rrezik humbjeje,” shtoi ajo.

Për shkak se amerikanët e moshuar shpesh e krijonin identitetin e tyre në mungesë të një gjuhe gjithëpërfsëse ose një rruge të sigurt për të konfirmuar mjekësisht gjininë e tyre, shumë prej tyre gjetën mënyra për të jetuar të qetë jashtë linjës. Por plakja mund ta kërcënojë atë rehati, thotë Dugan, sidomos për njerëzit trans dhe jo-linearë që zgjodhën të mos ndjekin terapinë e hormoneve ose operacionin e ndërrimit të gjinisë.

Justin Vivian Bond, një artist dhe aktivist (i cili përdor përemrat “ata” dhe “i tyre”), tregoi për Dugan se ata ndoqën qëllimisht një terapi hormonesh në mënyrë që të kishte një mungesë të fenomenit trans; me kalimin e moshës, ata humbën aftësitë njohëse për të siguruar që ajo pjesë e jetës së tyre të mos fshihej.

“Frika ime ishte që unë të bëhesha i paaftë në një farë mënyre dhe pastaj të gjendesha i ngecur në një dhomë mbushur me njerëz të moshuar; nuk do të doja kurrë të isha plak”, thotë Bond në intervistë. “Nuk i përkas këtij ambienti.”

Në këtë kuptim, “To Survive on This Shore” është një projekt i arteve të bukura, si dhe një mjet advokimi për “një komunitet LGBTQ që po plaket në një mënyrë që nuk ka ndodhur kurrë më parë”, thotë Dugan.

“Ishte kaq e rëndësishme të konsideronim frikërat dhe shqetësimet që njerëzit jo-linearë kanë për përkujdesjen, kur ata janë të moshuar dhe kanë qasje në një sistem mjekësor që është shumë linear”, shtoi ajo.

Ajo shpenzoi katër vjet duke gjetur dhe fotografuar personazhet, duke u kujdesur të siguronte që një projekt i fokusuar në përfaqësim të përmbushte qëllimin e tij.

“Ne ishim të vetëdijshëm për diversitetin rreth moshës, racës, shprehjes së identitetit gjinor, gjendjes socio-ekonomike, vendndodhjes gjeografike dhe narrativës së jetës”, tha Dugan. “Ne me dashje vendosëm të mos përqendroheshim vetëm në Nju Jork ose në San Francisko. Duam të tregojmë se ka njerëz trans edhe në Arkansasin rural.”

Me kalimin e kohës, gojëdhënat u bënë një mjet i rëndësishëm rekrutimi për një projekt të tillë të ndjeshëm. Për disa, pjesëmarrja në këtë libër ishte edhe dalja e tyre e parë hapur në publik.

“Ishte kaq e rëndësishme që ne ishim pjesëmarrës në komunitet dhe fitimi i besimit të një personi do të çonte në besimin e njerëzve të tjerë, veçanërisht në komunitetet me ngjyra”, thotë Dugan. “Vanessa dhe unë jemi të bardhë. Ne po mendonim seriozisht të përfshinim njerëz për t’i fuqizuar ato.”

Me imazhet, Dugan donte “të krijonte një portret dinjitoz që shkon përtej sipërfaqes dhe që me të vërtetë angazhohet me cilësinë emocionale të personit”, thotë ajo.

“Doja që shikuesit, kur të shihnin punën time, të ndiheshin sikur ishin aty me subjektin”, thotë ajo. “Doja që ata të ndiheshin sikur kishin një ndërveprim me personin dhe jo vetëm duke parë imazhin.”

Frika kundrejt plakjes është universale, dhe Dugan thotë se shpreson që ky element ta bëjë projektin “të ndërlidhur me një audiencë që mund të ketë pasur vështirësi në lidhje me pjesën transgjinore”.

Krijimi i “To Survive on This Shore“ ka qenë jashtëzakonisht kuptimplotë për mua personalisht,” thotë Dugan. Ajo ka mbajtur kontakte me shumë nga pjesëmarrësit e librit.

“U ndjeva vërtetë e përulur nga gatishmëria e secilit për të më ftuar në jetët dhe shtëpitë e tyre dhe për të treguar historitë e tyre”, thotë ajo. “Shumica e njerëzve që takova ishin të huaj për mua në kohën kur ne filluam të punonim së bashku, dhe pastaj gjatë dy orëve do të ndanin historitë më të vështira dhe tregimet më të lumtura të jetës së tyre. Dhe unë do të largohesha me ndjesinë e të qenit afër me dikë që e kisha takuar vetëm tre ose katër orë më parë.”/R.M

/huffingtonpost

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest