Dua Lipa “tmerrohet” pasi fansat dëbohen nga koncerti i saj në Kinë

Disa persona prezentë në koncert pretendojnë se personeli ka larguar njerëz që valvisnin flamuj të LGBTQ në shfaqjen e këngëtares në Shangai.

Ylli i popit anglez, Dua Lipa, tha të enjten se është “e tmerruar” që shumë fansa u dëbuan me forcë nga koncerti e saj në Shangai natën e kaluar.

Këngëtarja e “New Rules”, e cila u ngjit në skenë të mërkurën për ndalesën e fundit të turneut të saj në Kinë, u shqetësua dukshëm kur personeli i sigurisë nxori nga koncerti një numër të caktuar personash.

Disa thonë se njerëzit u hoqën prej andej për faktin se nuk ishin të ulur, ndërsa të tjerë thonë se rojet e sigurisë kishin piketuar një grup që valviste flamuj të komunitetit LGBTQ gjatë shfaqjes, sipas BBC. Përdoruesit e mediave sociale shpërndanë pamje ku shfaqeshe se si stafi dëboi një person nga vendi i tij dhe e detyroi një person tjetër të dilte jashtë arenës.

Dua Lipa iu adresua incidentit para mbylljes së shfaqjes duke mbajtur lotët, ndërsa inkurajonte fansat që të mundoheshin të shijonin këngët e mbetura.

“Dua që të gjithë të kërcejmë, dua që të gjithë të këndojmë, dua që të gjithë të shijojmë këto momente”, i tha ajo turmës. “Me këto këngë të fundit do të doja që me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë të kënaqemi. Si thoni? ”

Videoja e një grindjeje mes rojeve dhe një personi u shpërnda më vonë në Twitter, duke treguar se si rojet godisnin dhe i bërtitisnin një individi të paidentifikuar.

Një grua në koncert tha për BBC se stafi i sigurisë dhe policia kishin qenë “të ashpër” dhe “agresivë”.

Në një postim në Instagram të enjten, Dua Lipa shkroi se do të donte të kthehej në qytet një ditë dhe “të shihte një dhomë plot me flamuj ylberi”.

“Do të qëndroj pranë jush në emër të dashurisë dhe besimit tuaj, dhe jam krenare e mirënjohëse që ndiheni mjaft të sigurt për të treguar krenarinë tuaj në shfaqjen time”, shkruante ajo. “Ajo që keni bërë kërkon shumë trimëri. Gjithmonë dëshiroj që muzika ime të sjellë forcë, shpresë dhe unitet.”

“Unë u tmerrova nga ajo që ndodhi, dhe u dërgoj dashurinë time të gjithë fansave që u dëbuan,” shtoi ajo.

Ndërsa postimi i këngëtares duket se tregon qartazi se fansat u dëbuan për arsyen e të qenit pro-LGBTQ, ende është e paqartë arsyeja e vërtetë.

Megjithëse homoseksualiteti u hoq nga lista zyrtare e Kinës si një çrregullim mendor në vitin 2001, njerëzit LGBTQ kanë pak mbrojtje ligjore kundër diskriminimit dhe ende përballen me mosmiratimin dhe ngacmimet e gjera sociale./R.M

/huffingtonpost

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest