Austria i mohon azilin një djali afgan për mosbesim ndaj sjelljes dhe veshjes së tij gej

Djali ka deklaruar se ishte persekutuar në vendin e tij për shkak të orientimit seksual.

Zyrtarët austriakë i mohuan azilin një 18 vjeçari afgan për paaftësi në bërjen të besueshme pretendimin se ai ishte persekutuar për arsyen e të qenit gej  – në mënyrë specifike, atij iu tha se nuk sillej ose vishej në një mënyrë stereotipike gej.

“As ecja juaj, as sjellja juaj, as veshja juaj nuk japin indikacionin më të vogël se ju mund të jeni gej”, thuhet në vendim sipas The New York Times. Ky vendim u mor në maj, por fitoi vëmendje këtë javë kur një revistë austriake, Falter, botoi një artikull në lidhje me rastin në fjalë.

Në këtë artikull thuhet se djali kishte pasur shpesh sherre me bashkëjetuesit e tij. “Ju keni qartësisht potencial të jeni agresiv, gjë që nuk pritet nga një person gej”, është deklaruar në vendimin e marrë.

Vendimi vuri gjithashtu në pikëpyetje faktin se djali nuk kishte shumë shoqëri në Austri. “A nuk kanë personat gej tendencën për të qenë sa më socialë?”

Gjithashtu, ky vendim vuri në pikëpyetje pretendimin se djali u bë i vetëdijshëm për seksualitetin e tij në moshën 12-vjeçare, duke pretenduar se ky fakt tingëllonte “shumë herët” dhe dyshues për të qenë i vërtetë. Afganistani, sipas vendimit, është një vend “ku seksualiteti nuk stimulohet publikisht nëpërmjet modës dhe reklamave”.

Djali tani po apelon për refuzimin e azilit, citon Falter.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme austriake i konfirmoi Times-it se vendimi është marrë tashmë.

“Në procesin e azilit, azilkërkuesi duhet të jetë bindës në kredibilitetin që do të pasqyrojë”, tha zëdhënësi Christoph Pölzl.

Koalicioni qeverisës konservator dhe i ekstremit të djathtë të Austrisë, i kryesuar nga kancelari Sebastian Kurz, erdhi në pushtet vitin e kaluar me një platformë armiqësore ndaj imigracionit europian, pas hyrjes në vend të një fluksi të madh emigrantësh, shumica prej tyre myslimanë (Pölzl tha se Austria ka marrë 120,000 vendime azili gjatë dy viteve të fundit). Në qershor, Kurz propozoi që Gjermania dhe Italia t’i bashkohen Austrisë duke krijuar “boshtin e vullnetit” që do të luftojë “migracionin e paligjshëm”./R.M

/huffingtonpost

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest