Një burrë 86-vjeçar dëshmon se nuk je kurrë i vjetër për të marrë pjesë në paradën tënde të parë

Capture

Martini shpreson se eksperienca e tij do të frymëzojë të rinjtë LGBTQ.

Për Martinin, të jetuarit si vetvetja nuk njeh kufi moshe.

Si një fotograf 86-vjeçar, ai tregon mbi vendimin e tij për të dalë hapur si gej me pjesëmarrjen e tij në seritë online “No Regrets” të 5 Gum. Ai tha se fshehja e identitetit të tij të vërtetë për 85 vjet rresht e la atë të mbushur me pasiguri dhe vetëdyshim.

“Është e vështirë të jesh një i huaj”, shpjegon ai gjatë një prej klipive. “Më vjen keq që jam kaq i trishtuar, nervoz dhe tmerrësisht i trembur”.

Gjatë klipit, Martini ngazëllehet teksa sheh videoklipe të të rinjve LGBTQ të cilët  tregojnë se si udhëtimi i tij personal ka prekur jetët e tyre. Më pas, ai hyn mes turmës së kërcimtarëve në paradën e tij të parë LGBTQ.

“Pendimi është një emocion i fuqishëm dhe universal, dhe 5 Gum beson se ne pendohemi më shumë për gjërat që nuk arrijmë të bëjmë në jetë sesa për ato që bëjmë”, thotë menaxheri i markës Gum Ashley Findlay për HuffPost. “Kur dëgjuam historinë e Martinit, ne e dinim se duhej ta ndihmonim ta ndante atë me botën për të inkurajuar brezat e rinj që ta jetojnë jetën plotësisht”.

Martini është një nga pesë të moshuarit e profilizuar në serinë “No Regrets”, e cila debutoi në internet javën e kaluar./R.M

/huffingtonpost

Instagram video: /instagram

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest