EuroPride 2018, rrëfenja shumëngjyrëshe dhe gjithëpërfshirëse e dy qyteteve suedeze

5b7d67f4190000b60650262f

Për herë të parë, Stokholmi dhe Gothenburg bashkëpritën paradën ndërkombëtare të LGBTIQ.

Gjatë javëve të fundit, mijëra festues nga e gjithë bota mbërritën në Suedi për të përjetuar EuroPride 2018.

Kryeqyteti i vendit, Stokholmi, ka festuar edhe më parë EuroPride, përkatësisht në vitin 1998 dhe 2008. Megjithatë, festimet e EuroPride 2018 u zhvilluan në dy qytete: Stokholm në bregun lindor dhe Gothenburg në perëndim.

Titulluar “Dy qytete, një vend”, festimi filloi më 27 korrik në Stokholm dhe përfundoi në Gothenburg të dielën. Organizatorët thanë se në paradën e EuroPride të Stokholmit më 4 gusht morën pjesë rreth 55,000 deri në 60,000 vetë, duke thyer rekordet e mëparshme. (Një tjetër event kulmues ishte shfaqja live nga Boy George dhe Culture Club, që u zhvillua të shtunën në Gothenburg.)

“Stokholmi po lundronte në një valë të nxehtë Afrike Veriore, ndërsa Gothenburg ishte duke shijuar motin e rregullt veror”, tregon për HuffPost Magnus Lindbergh i Visit Sweden. “Njerëzit marshuan për dashuri dhe barazi. Mesazhi politik ishte shumë i fortë dhe ndonjëherë kaq fuqizues, sa ai solli lot në sytë e mi.”

Suedia ka kohë që gëzon emrin e një destinacioni miqësor ndaj komunitetit LGBTIQ për udhëtarët. Vendi legalizoi martesën gej në vitin 2009 dhe ka bërë përparime të tjera sociale në mbështetje të komunitetit gjatë viteve të fundit.

Më poshtë, mund të shihni disa prej fotove të EuroPride 2018./R.M

/huffingtonpost

 

5b7d73a32000007a0337a4a0 5b7d73aa190000140350264a 5b7d73a2200000dd0237a49e 5b7d73a22000002d0034af0c 5b7d73a22000002d0034af0a

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest