Thirrje për praktikë pranë Historia Ime – Multimedia Intern

historia.ime_-540x244

Pozicioni: Praktikant/e (Intern)

Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: 3 – 6 muaj (Data e fillimit 5 Shtator 2018)
Afati i fundit i aplikimit:  3 Shtator 2018

Historia Ime portali i parë për të drejtat e njeriut në shqip i bën thirrje gjithë të rinjve që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të bëhen pjesë e këtij projekti.

Praktika do të zhvillohet pranë redaksisë së Historia Ime, ku interni/ja duhet të angazhohet të paktën 18 orë në javë. Internshipi zgjat 3 -6 muaj dhe është i papaguar.

Kush mund të aplikojë?

  • Të gjithë të rinjtë që vijnë nga fushat e Gazetarisë, Komunikimit, Shkencave Sociale por edhe të tjerë që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut
  • Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze
  • Njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office
  • Personat që janë të hapur të mësojnë dhe të punojnë në grup
  • Avantazh ata që kanë eksperienca të mëparshme në përdorimin e platformës WordPress

Detyrat kryesore:

  • Të paraqitet në redaksinë e Historia Ime, minimumi 18 orë në javë.
  • Përkthimi dhe editimi i materialeve nga media të huaja
  • Monitorim i artikujve në median online
  • Asistencë në mirëmbajtjen e portalit dhe faqes në rrjetet sociale
  • Të marrë pjesë në mbledhje apo takime në lidhje me projektin

 Çfarë do të fitoni nga ky internship?

  • Takoni njerëz të rinj
  • Fitoni eksperiencë
  • Qëndroni aktiv dhe i përfshirë
  • Ndihmoni komunitetin
  • Jepni suportin në kauza që janë të rëndësishme për ju
  • Mundësi për të vazhduar në formë punësimi pranë “Historia Ime”

Si mund të aplikoni?

Dokumentat që nevojiten për të aplikuar për internship pranë Historia Ime:

  • CV;
  • Letër motivimi ku përfshihet arsyeja e aplikimit.

Dërgojeni aplikimin tuaj në historiaime.com@gmail.com

Pro LGBT siguron që të gjitha kërkesat për internship do të kenë gjykim të barabartë pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjes politike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes civile, vendbanimit, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë ose me çdo veçorie tjetër që parashikohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest