Përdhunimi në martesë nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë

Përdhunim është ajo që ndodh kur të tërheqin në cepin e errët të një parku. Ose çfarë ndodh pasi pi një koktej të hapur me drogë në një festë. Përdhunuesi është një i huaj – pa fytyrë dhe anonim.

Për fat të mirë, këto lloj stereotipesh nuk dominojnë më në bisedat rreth asaj se çfarë është përdhunimi. Por ajo që mbetet e pa diskutuar në Poloni e më gjerë në Evropë, është fakti se një shumicë grash kanë përjetuar dhunë seksuale në marrëdhënie.

Statistikat zyrtare të policisë nuk pasqyrojnë shkallën e fenomenit.

Është vlerësuar se 90% e përdhunimeve në Poloni nuk janë raportuar. Por në 60% të rasteve të raportuara, autori i krimit është burri i gruas që ka denoncuar.

Në rritjen e ndërgjegjësimit social nuk ndihmon as kur herë pas here dëgjojmë politikanë që pretendojnë se nuk mund të përdhunohet bashkëshortja, ashtu siç është i pamundur përdhunimi i një prostitute.

Disa vjet më parë, një nga politikanët kryesorë polakë të krahut të djathtë, Janusz Korwin-Mikke (mund ta kujtoni nga papjoni i tij dhe fjalimet e zjarrta kundër BE-së në Parlamentin Europian) doli nëpër titujt e gazetave pasi pretendoi se “deri diku, gratë gjithmonë kanë nevojë të përdhunohen.” “Ato pretendojnë se rezistojnë, kështu që duhet të jesh në gjendje të dallosh nëse mund të vazhdosh apo jo,” vazhdoi ai pa asnjë shenjë sikleti.

Në një farë mënyre, si burrat ashtu edhe gratë, mendojnë se sapo hyjnë në fushën e martesës, është sikur ligji penal dhe të drejtat e njeriut nuk janë më në fuqi.

Shumë gra besojnë se u kanë diçka borxh burrave, veçanërisht nëse ata janë të vetmit që sjellin të ardhura në familje. Burrat shpesh e konsiderojnë veten si pronarë të bashkëshorteve të tyre. Ky është sigurisht një përgjithësim, por megjithatë është e vërtetë për të paktën 4% të familjeve polake.

Në vitin 2016, 42.000 gra anembanë BE-së u intervistuan për një botim të ri “Dhuna kundër grave: një sondazh i gjerë i BE-së”. 4% e grave polake pranuan të kenë përjetuar dhunë seksuale në një marrëdhënie. Kjo ishte një nga përqindjet më të ulëta midis vendeve të anketuara. Mesatarja e BE-së ishte 7%.

Çdo një grua e e martuar nga dhjetë, në Mbretërinë e Bashkuar është përdhunuar shumë herë nga partneri i saj. Në Gjermani, 2.5 milionë gra ishin viktima të përdhunimeve martesore.

Që nga viti 1969, përdhunimi martesor është zyrtarisht një krim në Poloni. Megjithatë, në vitin 2010, një sondazh i kryer nga TNS OBOP tregoi se 23% e polakëve besojnë se “nuk ka diçka të tillë si përdhunimi në martesë”.

10% e përdhunimeve martesore konsiderohen të jenë brutale ose mizore, sipas ekspertes Aneta Michalska-Warias. Në 16% të rasteve, autorët kanë përdorur objekte të ndryshme të tilla si shkopinj, qirinj, shishe dhe deodorante.

Dhuna seksuale është rrallëherë një incident i vetëm. 30% e të mbijetuarve, janë përdhunuar më shumë se 20 herë gjatë rrjedhës së marrëdhënies.

Në Poloni, dënimi maksimal me burg për përdhunim është 12 vjet. Sipas ligjit, nuk ka dallim midis një situate ku autori i krimit e njihte viktimën apo jo. Në Francë, nga ana tjetër, nëse keqbërësi është në marrëdhënie intime me viktimën, ai i nënshtrohet një dënimi më të rëndë.

Historia më e fundit e revistës “WO” nga Bożena Aksamit përmban tregime të grave polake që janë përdhunuar nga burrat e tyre. Një nga keqbërësit e përdhunoi gruan e tij në një park, e regjistroi veprën me telefonin e tij celular dhe më vonë ia tregoi pamjet djalit të tyre 17 vjeçar. Në një rast tjetër, një grua 78-vjeçare, me probleme shëndetësore, u detyrua të ketë marrëdhënie seksuale nga bashkëshorti i saj i cili pretendonte se “gruaja për këtë punë është”./A.A.

/newsmavens.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest