Njoftim punësimi: Historia ime kërkon gazetar/e

11054474_816565038431598_3637384621476489327_o

Pozicioni: Gazetar/e

Vendndodhja: Tiranë
Kohëzgjatja: Part – Time (20 orë në javë)
Afati i fundit i aplikimit: 24 Gusht 2018

Historia Ime është në kërkim të kandidatëve energjik dhe me dëshirën për tu angazhuar në një projekt mediatik që synon përmirësimin e raportimit mbi çështjet e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Portali Historia Ime, i themeluar në vitin 2013 është portali i parë informativ në Shqipëri i dedikuar për të drejtat e njeriut.

Përshkrimi i punës:

Gazetari/ja që do të bëhet pjesë e redaksisë, do të jetë përgjegjës/e për publikim në baza ditore të materialeve pranë Historia Ime. Në bashkëpunim me stafin dhe asistimin e redaktorëve, gazetari/ja do ketë mundësinë të përfshihet në krijimin e produkteve mediatike multimediale me në fokus të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Kandidati/ka i/e përzgjedhur do të ketë këto detyra kryesore:

  • Raportim nga terreni mbi çështje që lidhen me të drejtat e njeriut në Shqipëri (protesta, marshime, aktivitete, lajme sociale, histori personale etj.)
  • Përkthimi, redaktimi dhe hedhja në website e lajmeve që lidhen me çështje të të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe më gjerë
  • Nën mbikëqyrjen e redaktorëve, do të punojë për të krijuar një sërë produktesh multimediale cilësore.
  • Publikimi i materialeve në rrjetet sociale: “Facebook, Instagram, Twitter”
  • Hartimi periodik i raportit individual të punës me ndihmën e koordinatorit të projektit
  • Të punojë part-time pranë redaksisë së Historia Ime për 20 orë në javë

Çfarë ofrojmë ne:

  • Ambient pune të përbërë nga të rinj të angazhuar në gazetari me fokus çështjet e të drejtave të njeriut dhe problemet sociale.
  • Mundësi për të punuar me aparatura profesionale të multimedias dhe programe kompjuterike profesionale të paketës Adobe.
  • Pjesëmarrje në aktivitete, trajnime dhe konferenca Pjesëmarrje në konferenca dhe trajnime të fushës brenda dhe jashtë vendit
  • Respektim i paanshmërisë dhe etikës së medias duke i dhënë mundësinë gazetarëve të rinj të rrisin aftësitë e tyre mbi gazetarinë, multimedian dhe aktivizmin pranë një medie të lirë dhe të pavarur.
  • Mundësi për orare fleksibël në varësi të studimeve apo angazhimeve të tjera.

Si mund të aplikoni?

Për të aplikuar dërgoni një email me titull: “Aplikim për pozicionin e gazetarit/es part-time” pranë Historia Ime në adresën  historiaime.com@gmail.com me përmbajtje:

  • CV;
  • Letër motivimi ku përfshihen eksperienca të mëparshme dhe arsyeja e aplikimit;
  • Aplikantët inkurajohet që bashkë me aplikimin të ndahen shembuj të punëve të mëparshme në fushën e gazetarisë dhe multimedias (të publikuara më parë ose jo)

 

Në përfundim të fazës së aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për fazën e intervistave ku do të njihen me termat financiar të bashkëpunimit dhe do të marrin më shumë informacion rreth projektit.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest