Qeveria Turke dënon me burg të përjetshëm 1655 persona mbi akuzat për grushtin e shtetit

160715212318-23-turkey-coup-0725-exlarge-169

Rreth 200 nga 289 gjyqet e hapura ndaj të akuzuarve për tentativën grushtin e shtetit në Turqi në korrik 2016 janë mbyllur. Gjyqet kanë dhënë dënime të gjata për 2453 të akuzuar, mes të cilëve 1655 dënime me burgim të përjetshëm.

Në listën e të dënuarve me burgime afatgjata bëjnë pjesë edhe 50 gjeneralë, 475 oficerë të ushtrisë, 107 oficerë ende jo të emëruar.

Sipas qëndrimit zyrtar në grushtin e shtetit morën pjesë 8651 oficerë, që përbën 1.5% të personelit ushtarak turk, nga të cilët 1 214 kanë qenë studentë.

Megjithatë as këto shifra nuk tregojnë mobilizimin e vërtetë që është parë në terren gjatë përpjekjes për grusht shteti. Duke marrë parasysh faktin se janë akuzuar 168 gjeneralë dhe mijëra oficerë, ekspertët ushtarakë mendojnë se është pavërtetë që një numër kaq i vogël ushtarakësh të ketë marrë pjesë në tentativën për grusht shteti. Vlerësohet se nën komandën e gjeneralëve të akuzuar ka rreth 200.000 trupa ushtarake.

Gjatë ngjarjeve të korrikut 2016 humbën jetën 249 persona dhe qeveria turke akuzoi si organizatore lëvizjen e Fetullah Gulen. Fushata që pasoi grushtin e shtetit ishte e paprecedentë: u pushuan nga puna 170 000 gjyqtarë, mësues, nëpunës civilë, ndërkohë që janë burgosur 77 081 njerëz. Me këto ngjarje nis edhe reformimi i pushtetit turk që e sheh sot Erdoganin si një president me kompetencat reale të një monarku.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest