Thirrje për Ekspert Monitorimi të Mediave Online

11100156_816565038431598_3637384621476489327_n

Periudha: Shtator – Dhjetor 2018
Ditë pune: 20 ditë
Pagesa: 400€
Vendi: Tiranë
Afati i fundit për aplikim: 12 Gusht

Historia Ime ka hapur thirrjen për Ekspert Monitorimi të mediave online në projektin “Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Gjuhës Diskriminuese në Median Online”.

Personi i përzgjedhur do të punojë ngushtë me Asistentin e Projektit dhe do të raportojë tek Drejtuesi Ekzekutiv. Eksperti i Monitorimit është përgjegjës për hartimin e formateve të monitorimit, trajnimin e grupit të punës, koordinimin, dhe evaluimin e Monitorimit. Ai/ Ajo do të zhvillojë një sistem monitorimi dhe evaluimi që të përdoret në vazhdimësi nga organizata.

Detyrat kryesore:

  • Të rishikojë dhe përmirësojë formatet ekzistuese të monitorimit dhe mbledhjes së të dhënave për monitorimin “Gjuha e Urrejtjes dhe Diskriminuese në Median Online”
  • Të trajnojë grupin monitorues dhe të koordinojë punën.
  •  Të interpretojë të dhënat e mbledhura nga grupi i punës dhe të hartojë një raport final përmbledhës me të dhëna sasiore dhe cilësore.

Produktet finale të punës:

  • Formatet e përditësuara të monitorimit
  • Formatet e përditësuara të raportimit individual nga grupi i monitoruesve
  • 1 trajnim për grupin e punës (4 persona)
  • Analizimi i të dhënave të mbledhura nga monitoruesit në një raport final (10 – 15 faqe)

Kandidati i suksesshëm duhet:

  • Të ketë përfunduar studimet në Shkenca Sociale, Gazetari apo fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën një eksperiencë të mëparshme si ekspert monitorimi mundësisht në fusha të gazetarisë dhe/ose të drejtave të njeriut
  • Të ketë përvojë të mëparshme në dizajnimin, zbatimin dhe operimin e sistemeve të Monitorimit dhe Evaluimit
  • Të ketë njohuri të metodologjive kryesore të vlerësimit (metoda cilësore, sasiore, e përzier) dhe mbledhja e të dhënave
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe sintetizuese

Çfarë është “Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Gjuhës Diskriminuese”

Historia Ime, publikon çdo vit gjetjet e monitorimit të gjuhës së urrejtjes dhe/ose gjuhës diskriminuese në median shqiptare online. Monitorimi është realizuar për tre vite rresht dhe ka për qëllim evidentimin e problematikës së gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese nga redaksitë e mediave online në këta tregues kryesorë:

  • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/diskriminuese
  • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përmbajtje diskriminuese/urrejtje
  • Të dhëna specifike mbi grupet apo individët më të prekur nga gjuha e urrejtjes/ diskriminuese si gjinia dhe grup mosha

Si të aplikoni: 

Dërgoni në adresën historiaime.com@gmail.com:

  • CV
  • Letër Motivimi (shpjegoni eksperienca të mëparshme të ngjashme)
  • Shembuj të punëve të mëparshme përbëjnë prioritet

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest