Komuniteti LGBTI në Indi pozitiv pas bisedimeve me Gjykatën e Lartë për ligjin që ndalon mardhëniet mes homoseksualëve

Participants hold a rainbow flag as they attend a gay pride parade promoting gay, lesbian, bisexual and transgender rights in Mumbai, India, February 6, 2016.  Hundreds of participants on Saturday took part in a parade seeking the Indian government to end discrimination against their community, participants said. REUTERS/Danish SiddiquiParticipants hold a rainbow flag as they attend a gay pride parade promoting gay, lesbian, bisexual and transgender rights in Mumbai, India, February 6, 2016. Hundreds of participants on Saturday took part in a parade seeking the Indian government to end discrimination against their community, participants said. REUTERS/Danish Siddiqui

Gjykata e lartë në Indi filloi bisedimet mbi një ligj të epokës koloniale që ndalonte homoseksualitetin dhe aktivistët në Indi thonë se janë optimistë se ky ligj do të hiqet pavarësisht kundërshtimit të disa ligjvënësve në pushtet.

Seanca e Gjykatës Supreme vjen rreth pesë vjet pasi ajo rivendosi ligjin që ndalonte seksin midis homoseksualëve, i cili ende konsiderohet tabu për shumë njerëz në shoqërinë konservatore në Indi.

Avokatët e peticionit që sfidon ligjin thanë se ligji i homoseksualitetit , që daton nga 1861, kur India ishte nën sundimin britanik, përfaqësonte moralin e vjetëruar Viktorian dhe dënonte të drejtat e individit.

Ligji për homoseksualët indian, i njohur zakonisht si ‘Seksioni 377′, ndalon ‘marrëdhëniet seksuale kundër rendit të natyrës me çdo burrë, grua apo kafshë’, i cili njihet gjerësisht si ligji që i referohet ndalimit të seksit homoseksual.

Seksi midis homoseksuale dënohet deri në 10 vjet burg, por zbatimi i tij është i pazakontë. Megjithatë, ligji përdoret për të intimiduar dhe shantazhuar homoseksualët, thonë aktivistët.

Avokatët e peticionit argumentuan se orientimi seksual dhe gjinia nuk janë çështje zgjedhjeje dhe se orientimi është një pjesë e brendshme e identitetit individual.

Dëgjesa vjen pothuajse një vit pasi Gjykata Supreme vendosi se privatësia individuale është një e drejtë themelore, një vendim që ekspertët kushtetues thonë se ka një ndikim të madh mbi ligjin që ndalon homoseksualitetin./M.B

Burimi: HuffPost

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest