Në 7 vite Shqipëria ka hapur vetëm 28 mijë vende të reja pune. Raporti e rendit të fundit në Rajon.  

punesimi

 

Nga vitii 2010 e deri në vitin 2017, Shqipëria ka hapur vetëm 28 mijë vende të reja pune. Këto shifra e kanë renditur Shqpërinë të fundit në rajon, sipas raportit të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore.

Rreth 60% e këtyre vendeve janë hapur në bujqësi, sipas një raporti të mëparshëm, po të RCC.

Për të njëjtën periudhë, Maqedonia ka shtuar 103 mijë vende pune, ndërsa Kosova 85 mijë. Që të dyja këto shtete kanë popullsi dhe si rrjedhojë forcë pune më të ulët sesa Shqipëria, ndërsa madhësitë e ekonomisë janë të krahasueshme.

“Monitor” ka përpunuar më tej të dhënat, duke marrë për bazë popullsisë përkatëse. Për Shqipërinë rezulton se janë shtuar vetëm 10 vende të reja pune për çdo 1000 banorë.

Rekordin e mban Maqedonia me 49.4 vende pune të reja të hapura për çdo 1 mijë banorë. Maqedonia e ka orientuar zhvillimin e saj drejt industrive eksportuese siç është psh industria automative. Shteti fqinjë është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë.

monitor

Pas Maqedonisë vjen Kosova me 47.2 vende pune për 1000 banorë dhe i fundit, por sërish më mirë se ne Mali i Zi me 33.4 vende për 1 mijë banorë.

Një tjetër element interesant që merr parasysh raporti është ai i forcës së punës me kualifikim të lartë që është shtuar në këto vite në Ballkanin Perëndimor që llogaritet në gjysmë milionë. Nga ky total Shqipëria mban më shumë se 20 për qind çka thekson akoma edhe më shumë kontrastin. Pra kemi pjesën më të madhe të forcës së punës me kualifikim të lartë që i është shtuar tregut por ndërkohë kemi raportin më të ulët të vendeve të reja të punës për 1 000 banorë./ M.B

Burimi: Monitor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest