“Jo vjedhjes, jo shkatërrimit”, artistë e qytetarë protestojnë para Kuvendit për Teatrin

teatri cover

Me një pjesëmarrje masive nga artistë, shoqëria civile dhe qytetarë është organizuar sot përpara Kuvendit protesta për projektligjin mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në seancën e ditës së sotme me procedure të përshpejtuar, Parlamenti do të votonte projektligjin që parashikon shembjen e Teatrit.

Por duket se seanca parlamentare është ndërprerë pasi kryeministri i vendit Edi Rama nuk ishte i pranishëm si dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk ka mundur që t’iu përgjigjet pyetjeve të opozitës.

Artistët dhe qytetarët me parullat “unë jam teatri”, “unë jam prona publike”, kanë ngritur zërin ndaj kësaj nisme korruptive dhe antikushtetuese./M.B

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest