Aktori Terry Crews thotë se më shumë burra duhet të flasin për sulmet seksuale

original

Aktori Terry Crews u bëri thirrje burrave të flasin më shumë për sulmet seksuale – si viktima ashtu edhe në rolet e tyre përjetësuese të dhunës seksuale – me qëllim që të zvogëlohet stigma me të cilën të mbijetuarit përballen në jetë.

Crews foli të martën në një seancë dëgjimore të Komisionit Gjyqësor të Senatit për Bill of Rights të të mbijetuarve të sulmeve seksuale. Aktori, i cili doli publikisht në tetor 2017 duke akuzuar një ekzekutiv të Hollivudit se e kishte prekur në pjesët intime në një event, përmendi “kultin e maskulinitetit toksik” gjatë gjithë dëshmisë, si autor kryesor për përhapjen e sulmeve seksuale ndaj grave po ashtu edhe ndaj burrave.

Ai vuri në dukje se burrëria “ka tendencë të kthehet në ‘kult’, dhe burrat do ta “mbrojnë njëri-tjetrin,” edhe në kurriz të një viktime, duke sjellë një “sistem bashkëfajtorësh.”

“Heshtja”, thotë Crews, është “shurdhuese kur bëhet fjalë për burrat që flasin për këtë çështje.”

Crews foli së bashku me Amanda Nyugen, drafti fillestar dhe përpjekjet e avokatisë të së cilës çuan në nënshkrimin e projekt-ligjit nga Presidenti Barak Obama në tetor të vitit 2016. Projektligji, i cili kaloi me mbështetje të fortë dypalëshe, u siguroi të drejta federale të mbijetuarve të sulmeve seksuale.

Duke iu referuar rastit të përdhunimit të Janarit të vitit 2015 nga Brock Turner, Crews shtoi: “Ju po flisni për gra që janë përdhunuar, hedhur pas koshave të plehrave dhe baballarët e tyre thonë, ‘Ej, ne nuk duhet të shkatërrojmë jetën e tij sepse është një kohë e mirë'”.

Mënyra për të rregulluar këtë problem, siç thekson Crews, është nëpërmjet “përgjegjësisë” mashkullore. Dhe për Crews, kjo do të thotë “të mbash një qëndrim”, edhe nëse do të thotë të sakrifikosh mundësitë në Hollywood.

Pavarësisht se u shfaq në tre filmat e mëparshëm të serisë, Crews tha se ai nuk e pranoi rolin e tij në “The Expendables 4″ për shkak se një producent e kërcënonte se do të kishte “probleme” nëse Crews nuk i tërhiqte akuzat ndaj ekzekutivit të Hollivudit.

CNN ka kërkuar koment nga producentët e “Expendables 4″.

Crews nuk e bëri publike eksperiencën e tij për më shumë se një vit pasi ndodhi sulmi në vitin 2016. Ai nuk u ndje i gatshëm ta bënte këtë gjë deri sa dëgjoi historitë “fuqizuese” të lëvizjes #MeToo dhe viktimave të Harvey Weinstein.

Pasi e bëri publik sulmin ndaj tij, Crews u përball me “izolimin dhe turpërimin” nga burrat, sidomos “burrat e tjerë me ngjyrë.” Megjithatë, ai theksoi se “të qënit i prekshëm dhe autentik” me burrat në lidhje me përvojat e tij si një i mbijetuar, ka ndihmuar edhe të tjerët të që të tregojnë historitë e tyre.

Në momentet pas sulmit ndaj tij, të cilin ai e përshkroi se ndodhi në një mjedis publik me të shoqen afër tij, Crews tha se ai “u përmbajt” që të mos reagonte me dhunë.

Kur i pyetur nga Senatorja Dianne Feinstein, demokrate nga Kalifornia, se pse zgjodhi të përmbahej, Crews u emocionua.

“Si një burrë me ngjyrë në Amerikë,” tha ai, “Ke vetëm disa mundësi suksesi. Ke vetëm pak shanse për ta bërë veten një anëtar të besueshëm të një komuniteti.”

“Unë jam nga Flint, Miçigan, kam parë shumë burra të rinj me ngjyrë të cilët u provokuan në dhunë dhe janë në burg, ose të vrarë. Ata nuk janë këtu”, tha Crews./A.A.

/edition.cnn.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest