Makthi i një dite vere – Konkursi “Fotografo për të drejtat e tua”

Emisa Rista - Makthi i një dite vere

Emisa Rista nga qyteti i Tiranës merr pjesë në konkursin “Fotografo për të drejtat e tua” me një fotografi të titulluar “HISTORIA JONË – Makthi i një dite vere”. Punimi pasqyron situatën e krijuar në kryeqytet nga shiu i një jave më parë me një alegori mbi keq menaxhimin e mekanizmave të shoqërisë.

Përshkrim i fotografisë:

Problemi i kanalizimeve në Shqipëri (në çdo qytet të saj, pa përjashtim) prek shumë qytetarë, të të gjitha moshave, gjinive, dhe klase sociale (po, as ju borgjezët e pasur e snobë nuk dolët pa u lagur). Ashtu siç na trondisin korrupsioni, pabarazia në masë dhe keqfunksionimi i shërbimeve publike (dhe mirëmbajtja e kanalizimeve e ujërave të zeza e tillë është), në të njëjtën mënyrë na preku dhe ky shi i papandehur i këtij qershori.

Ky çast i kapur në fotografi është një alegori i llumit që mblidhet nga keqfunksionimi i kanalizimeve, dhe që ka si rezultat prurje masive uji dhe balte në sipërfaqe të tokës, të cilat mbartin shkatërrim kudo që përshkojnë. Në mes nesh ka nga ata persona, të cilët vazhdojnë të çajnë  ende përpara, ajo pjesë dërrmuese e popullsisë, të cilët detyrohen t’i bëjnë rezistencë kësaj situate kaq të nderë, për një arsye apo tjetrën.

Alegoria e sipërpërmendur plotësohet me atë që, duke përdorur të njëjtin mekanizëm si ai i keq menaxhimit te ujërave të zeza, ne shkatërrohemi si individë në përditshmërinë tonë; nga politikat e këqija, babëzitja e tejskajshme apo/dhe indiferenca në masë; të frikshme shpeshherë për vetë faktin që prekin interesat e një kombi të tërë (dhe disa turistëve që ndodheshin aty rrotull). Ata në trotuar e që nuk ua bën të kalojnë: ata jemi përsëri ne, të hutuar, të lagur deri në palcë, plot mllef, duke nxjerrë anën tone më të pashpresë në atë gjendje amullie që na ka kapluar.

Emisa Rista - Makthi i një dite vere

Emër: EMISA
Mbiemër: RISTA
Qyteti: TIRANË
Titulli: HISTORIA JONË – Makthi i një dite vere

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest