Kur gratë diagnostifikohen me kancer të gjirit, a qëndrojnë me to partnerët e tyre?

2276-XL

Portugalia ka një nga normat më të ulëta të vdekshmërisë për kancerin e gjirit në të gjithë Evropën, për shkak të faktit se më shumë se 80% e popullsisë femërore skanohen rregullisht për sëmundjen. Përkundër kësaj, 11 gra të reja diagnostifikohen çdo ditë. Dhe, edhe pse trajtimi zakonisht është efektiv, ndikimi që ka në jetën e grave është i madh.

Jo vetëm që duhet të përballen me kancerin, efektet anësore të trajtimit dhe plagët traumatizuese të heqjes së gjirit, shumë gra gjithashtu duhet të përballen me mungesën e mbështetjes nga partnerët e tyre.

Nuk është e pazakontë që pas një diagnoze, marrëdhëniet mund të shkatërrohen.

Ndonjëherë është gruaja që e përfundon atë pasi kupton se partneri i saj nuk është plotësisht i angazhuar. Herë të tjera, është partneri që largohet. Vetëm në disa raste, dashuria fiton.

Ne vetëm mund ti imagjinojmë vuajtjet e përballjes me një sëmundje kërcënuese për jetën dhe ndjenjat e braktisjes në të njëjtën kohë. Këtu, këto gra të guximshme diskutojnë për përvojat e tyre.

Një partner mund të deklarojë dashurinë e tij pas diagnostifikimit dhe sërish të mos jetë përkrahës. Kjo ndodhi me Ana Lopes. Ajo e kapi partnerin e saj duke kërkuar për gra të tjera dhe i dha fund lidhjes.

Diana dhe i dashuri i saj kishin qenë së bashku për dy vjet, kur ajo gjeti një gjendër në një nga gjinjtë e saj. Marrëdhënia e tyre nuk mundi ta përballojë këtë, dhe një vit më vonë përfundoi, por Diane nuk ka asnjë ndjenjë të keqe ndaj ish-partnerit të saj.

Në rastin e Célia, kanceri nxorri anën më të keqe të bashkëshortit të saj. Ai nuk mundi ta përballonte këtë gjendje dhe tallej me gjithçka, kjo mungesë mbështetjeje çoi në ndarje.

I dashuri i Isadorës thjesht u zhduk me kalimin e kohës: filloi fizikisht, por në një moment të caktuar ai ndaloi së përgjigjuri edhe mesazheve të saj.

Patrícia ndjehet aq e prekur nga fundi i marrëdhënies së saj për shkak të kancerit sa që në ditët e sotme ajo nuk pranon të përfshihet sërish emocionalisht.

Carmen dhe Sílvia janë prova e gjallë se kanceri jo gjithmonë e vret dashurinë. Burri i Sílvias qëndroi pranë saj gjatë gjithë rrugëtimit të tyre dhe heqja e gjirit nuk ndikoi në marrëdhëniet e tyre seksuale. Sa për Carmen, ajo dhe Nuno ranë në dashuri ndërsa ajo po trajtohej./A.A.

/newsmavens.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest