Reporterja e Kupës së Botës ngacmohet seksualisht gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

5b2aa4c41a0000c504ce22db

Julieth Gonzalez Theran, një gazetare për kanalin spanjoll të Deutsche Welle, po raportonte live nga Kupa Botërore e Futbollit në Rusi të premten, kur u prek dhe u ngacmua nga një shikues.

Videoja e incidentit, e cila u xhirua në qytetin e Saransk, tregon gazetaren kolumbiane që raporton jashtë para ndeshjes së parë të turneut. Ndërsa po flet, një burrë i paidentifikuar shihet në ekran. Pa hezitim, ai e kap Gonzalez Theran nga gjoksi dhe e puth në faqe. Ai buzëqesh ndërsa largohet nga ekrani.

Gonzalez Theran e ruajti qetësinë e saj gjatë gjithë incidentit. Deutsche welle, një transmetuese gjermane, më vonë e shpërndau videon në Instagram, duke thënë, “Nuk është një puthje, është një sulm jo konsensual”.

Video është postuar edhe në Instagram nga Gonzalez Theran, e cila përfshiu mendimet e veta për këtë incident shqetësues.

“RESPEKT! Ne nuk e meritojmë këtë, “shkroi Gonzalez Theran. “Ne jemi po aq të vlefshme dhe profesionale. Unë e dua futbollin, por duhet të identifikojmë kufijtë e afeksionit dhe ngacmimit.”

Gonzalez Theran më tej diskutoi për incidentin me Deutsche Welle.

“Isha në vendin e ngjarjes për dy orë duke u përgatitur për transmetimin dhe nuk patëm asnjë ndërprerje,” tha ajo. “Kur dolëm live, ky tifoz përfitoi nga situata. Por më pas, kur kontrollova nëse ishte ende atje, ai ishte zhdukur.”

Gazetaret  gra ndonjëherë hezitojnë t’i raportojnë rastet e tilla nga shqetësimi se mund të dëmtohet padrejtësisht karriera e tyre.

“Gazetaret që i përjetojnë shpesh këto ngacmime, kanë frikë se do të konsiderohen si më të prekshme dhe të paafta për të kryer mirë punën e tyre”, tha për HuffPost  Maria Salazar-Ferro, drejtore e emergjencave në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Sulmet seksuale dhe ngacmimet ndaj gazetareve gra tërhoqën vëmendje të madhe në shkurt të vitit 2011, kur korrespondentja e CBS Lara Logan, u sulmua seksualisht dhe përdhunua nga një turmë ndërsa mbulonte revolucionin egjiptian.

Sulmi i Loganit bëri që CPJ të mbledhë të dhëna për viktimat. Salazar-Ferro tha se që atëherë e kanë kuptuar se është një problem mbarëbotëror – sidomos në ngjarjet si ajo që po mbulonte Gonzalez Theran.

“Dhuna seksuale në grupe ndaj gazetareve që mbulojnë tubime publike, siç janë ngjarjet sportive, janë ndër më të përhapurat”, tha Salazar-Ferro.

Bibiana Steinhaus, gjyqtarja e parë gjermane e Bundesligës, tha për Deutsche Welle se kishte përjetuar ngacmim të njëjtë me atë të Gonzalez Theran.

“Ky lloj sulmi ka ndodhur disa herë në të kaluarën,” tha ajo. “Mos u tallni me veten dhe të mendoni se gjëra të ngjashme mizogjine nuk ndodhin.”

Edhe pse raportime të incidenteve të tilla kanë më shumë gjasa të përbëjnë lajm sot – veçanërisht nëse ndodhin gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë – shumë punë mbetet për t’u bërë që ato të mos ndodhin fare.

“Reporterët, fotografët dhe redaktorët e tyre, duhet ta marrin parasysh ngacmimin seksual dhe sulmet ndaj gazetareve si një shqetësim serioz të sigurisë”, tha Salazar-Ferro./A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest