Prokuroria akuzon policinë për vdekjen e të riut në qelinë e paraburgimit

Familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi përpara Ministrisë së Brendshme në TiranëFamiljarët e viktimës kërkojnë drejtësi përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë

Prokuroria e Korçës ka akuzuar tre efektivët e policisë në Komisariatin e Korçës, për mosdhënie ndihme ndaj 27 vjeçarit Enea Ftoji, i cili humbi jetën në qelinë e paraburgimit.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore rezulton se Ftoji nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës fizike të ushtruar, siç pretendohet nga familjarët e tij , por për shkaqe natyrore.

Megjithatë sipas Prokurorisë, efektivët e policisë mbajnë përgjegjësi penale, pasi ka prova që ata nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftojit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në ambientet e Komisariatit të Korçës.

Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit.

Familjarët e Ftojit duke vazhduar me pretendimet se i riu e humbi jetën për shkak të dhunës së ushtruar nga policia, kanë kërkuar zhvarrosjen e Enea Ftojit dhe kryerjen sërish të ekspertizës.

Sipas tyre ka prova të mjaftueshme në videot që ata i kanë filmuar trupit në morg, ku duken qartë shenja të dhunës fizike./M.B

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest