Modelja Munroe Bergdorf po mund të tëra pritshmëritë si një grua transgjinore me ngjyrë

5b22bab11a0000c704ce1968

Modelja transgjinore e lindur në Britani të madhe, Munroe Bergdorf ka një fytyrë për reklama mode dhe kozmetike. Ajo ishte ylli i fushatës Britanike të revistës L’Oréal në vitin 2017. Por ajo ka po aq të fuqishëm edhe zërin e saj (dhe kjo e pushoi atë nga fushata L’Oréal për shkak të ndjeshmërisë së saj ndaj racës). Karriera modeluese e Bergdorf-it I dha aftësinë për të folur publikisht për tranzicionin e saj gjinor, por rruga për të gjetur zërin e saj, tregon ajo për Yahoo Lifestyle, ishte e ngadaltë dhe e vështirë.

“Më vinte turp për personin që isha”, thotë ajo, duke vënë në dukje se, ishte i vetmi djalë me ngjyrë në shkollën e saj kur po rritej, dhe bënte një jetë shumë të vetmuar pa miqësi dhe mirëkuptim. “Unë nuk isha djalë në kokën time, por paraqitja ime e jashtme ishte e tillë.”

Si një adoleshent, Bergdorf, tani 31 vjeç, është përballur me një sasi traumatike të racizmit dhe diskriminimit, sepse “askush nuk donte të ishte mik me djalin queer”, pranon ajo. “Më kanë ngacmuar me të vërtetë shumë në shkollë të mesme, dhe kjo më bëri të mbyllem në vetvete. Si shumë fëmijë të tjerë queer që janë ngacmuar, është pothuajse sikur ata që të ngacmojnë e dinë se nuk mund të thuash asgjë. Ti ende nuk e di se kush je si person, dhe ja ku janë ngacmuesit që të thonë ‘Ti je kështu, ti je ashtu.’”

Përmes udhëtimit të saj me disfori(një gjendje pakënaqësie e përgjithshme me jetën) gjinore, megjithatë, ajo gjeti një dritë shprese në izolimin e saj: Pavarësia e lejoi të njohë identitetin e saj të vërtetë. Duke krijuar veten sipas ikonave që ajo vlerësonte, si Boy George dhe Prince, ajo thotë se ishte në gjendje të përqafonte personin që ajo ishte. “Fillova të identifikohesha me gjini mospërputhëse kur shkova në universitet,” thotë ajo, “dhe fillova të ndihesha rehat kur shprehja gjininë time në një mënyrë androgjene.”

Zëri i Bergdorf u dëgjua më shumë në moshën 24 vjeçare kur ajo filloi të modelonte (dhe të kalonte në tranzicion), por aftësia e saj për të mbrojtur identitetin e saj u prish sërish kur një i huaj filloi ta ndiqte; dhe në fund ai e përdhunoi atë. “Fillova të përjetoj çrregullime posttraumatike të stresit, më ktheheshin momentet nga traumat ekstreme. Kjo gjë më pengonte shumë. [Autoritetet] nuk e gjetën kurrë atë burrë, por fillova të flas për të … me këdo që ndjeja që do të më kuptonte, sidomos gra transgjinore me ngjyrë që kanë përjetuar dhunë nga burrat.”

Bergdorf vëren: “Pritshmëria e jetëgjatësisë mesatare e një gruaje me ngjyrë është 35 vjeç dhe kjo është për shkak të dhunës mashkullore në masë të madhe. Statistikisht, unë kam edhe katër vite në këtë botë dhe kjo statistikë më bën të zemërohem, por më bën edhe më të vendosur që të përpiqem të jem ndryshimi që dua të shoh dhe ti bëj edhe njerëzit e tjerë të ndjehen se mund të bëjnë të njëjtën gjë”.

Sot ajo vazhdon të përhapë ndërgjegjësimin, veçanërisht për të rinjtë transgjinorë, shpesh në mënyra të pazakonta – nga paraqitjet e saj në pasarela e deri në ekranin e vogël: Dokumentari i saj i ri “Çfarë të bën grua?” u transmetua në Maj në Britaninë e madhe dhe ka joshur vëmendje masive, duke i marrë shikuesit në një rrugëtim të papërpunuar dhe të ndershëm.

Rreth pesë muaj më parë, Bergdorf iu nënshtrua operacionit të feminizimit të fytyrës dhe pranon se ajo ende po mësohet me fytyrën e saj të re. “Tranzicionimi nuk është domosdoshmërisht kjo rutinë e mërzitshme”, thotë ajo. “Mediat e promovojnë këtë si propagandë se po kalon nga një gjini në tjetrën, por në të vërtetë, mendoj se ka lidhje me identitetin. Është të identifikohesh si dikush që ke qenë gjithmonë, por nuk ke patur gjithmonë pamjen e duhur të jashtëme.”/A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest