Familja rome çon njoftimin e dëbimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

rome

Një familje rome në Beograd ka nisur një beteje ligjore kundër dëbimit nga shtëpia.

Ljubisha Selimoviç, një baba i vetëm 47 vjeç, jeton me tre fëmijët e tij dhe tre nipërit e mbesat. Kur mori njoftimin e katërt të dëbimit ai vendosi të luftojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Ata janë përpjekur të na largojnë katër herë,” ka thënë ai për Al Jazeera, duke shpjeguar se djali i tij 13 vjeçar është i mitur dhe se ata nuk kanë ku të shkojnë tjetër.

Në vendin ish-Jugosllav, romët janë ndër grupet demografike më të margjinalizuara politikisht dhe ekonomikisht.

Një regjistrim i vitit 2011 dokumentonte më shumë se 140,000 romë në vend, por vlerësimet jozyrtare sugjerojnë se numri është shumë më i lartë.

Pakica rome e Serbisë është një nga grupet më të ndjeshme të prekura nga dëbimet nga shtëpia, thotë Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC).

Vendimi i dëbimit të Selimoviçit u shty nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pasi ERRC paraqiti marrjen e një mase emergjente.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u kërkoi autoriteteve serbe informacione të detajuara për strehimin alternativ të ofruar për Selimoviç.

Autoritetet serbe ofruan që Selimoviç dhe djali i tij më i vogël të vendoseshin në streha të veçanta, por babai refuzoi.

“Do të largohem nga kjo shtëpi, por vetëm nëse nuk më ndajnë nga djali im”, tha ai.

Në shkurt të vitit 2017, Raportuesi Special i OKB-së për të Drejtën e Strehimit, Leilani Farha, tha se ligjet e strehimit dështojnë të garantojnë konsultime adekuate me familjet para dëbimeve dhe nuk informojnë qytetarët për mundësitë e tyre ligjore për të kundërshtuar njoftimet për dëbim.

Sipas raportit të vitit 2017 të Human Rights Watch, pakica rome e Serbisë shpesh detyrohet të banojë në vendbanime joformale dhe të përballojë “diskriminimin dhe ngacmimin në fushat e banimit”./Al Jazeera

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest