Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se më në fund, të qënit transgjinor nuk klasifikohet më  si çrregullim mendor

GettyImages-876661484-650x437

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të hënën se të qenit transgjinor nuk do të klasifikohet më si një sëmundje mendore, në një lëvizje që është perceptuar si një “mesazh shumë i fortë”.

Në një ndryshim të shumëpritur dhe të mirëpritur, agjencia e shëndetit të OKB-së konfirmoi se nuk ka dëshmi se mospërputhja gjinore është një çrregullim mendor pasi rishikuan Klasifikimin Ndërkombëtar për Sëmundjet (ICD) dhe thonë se ky informacion do të ndihmojë në luftimin e stigmave me të cilat personat transgjinorë përballen.

Raporti thotë: “Mospërputhja gjinore, gjithashtu, është hequr nga çrregullimet mendore në ICD, dhe është vendosur nën gjendjen e shëndetit seksual.

“Arsyeja është se ndërsa dëshmitë tani janë të qarta se ky nuk është një çrregullim mendor, dhe në të vërtetë duke e klasifikuar atë nën çregullimet mendore, mund të shkaktojë stigmë të madhe për personat që janë transgjinorë, mbeten nevoja të rëndësishme të kujdesit shëndetësor që mund të plotësohen më së miri nëse gjendja është koduar nën ICD.”

Geoffrey Reed, psikologu që koordinon seksionet e shëndetit mendor dhe të sjelljes të ICD, shtoi se personat trans do të jenë në gjendje të kenë më shumë kujdes të përshtatshëm se ai që mund të kenë marrë më parë.

Ai tha: “Synimi është që të zvogëlohen pengesat në sektorin e kujdesit.”

Profesori i psikologjisë klinike në Universitetin e Kolumbias dhe konsulenti kryesor i seksionit të ri të kodit, theksoi përfitimet sociale të dërgimit të këtij “mesazhi shumë të fortë”.

“Është duke dërguar një mesazh shumë të fortë që pjesa tjetër e botës nuk po e konsideron më një çrregullim mendor. Një nga përfitimet e largimit të tij nga seksioni i çrregullimeve mendore po përpiqet të zvogëlojë stigmën.”

31 vende u përfshinë në testimin e ICD, ku 1673 pjesëmarrës morën pjesë në caktimin e kodit 112383.

Ky lajm pozitiv vjen pasi gati gjysma e punëdhënësve në Mbretërinë e Bashkuar thanë se kanë paragjykime ndaj personave trans.

Pas një sondazhi prej 1000 vendesh të ndryshme pune, 43 për qind e punëdhënësve thanë se nuk janë “të sigurt” nëse do të punësonin një person transgjinor në vendin e tyre të punës.

1 në 3 punëdhënës pranuan se janë “më pak të prirur” të punësojnë një person transgjinor, vetëm 8 përqind thanë se besojnë se ata duhet të kenë të njëjtat të drejta për t’u punësuar si çdo person, në një sondazh të kryer nga avokatët e Crossland Jobs .

Megjithatë, kjo transfobi nuk kufizohet në vendin e punës.

Më shumë se gjysma – 51 përqind – mendojnë se Women’s Aid, organizata kundër dhunës në familje në Mbretërinë e Bashkuar, gabon që po shqyrton heqjen e ndalimit të saj për gratë transgjinore që punojnë në strehimoren e tyre.

Dhe, pothuajse një e katërta – 23 për qind – mendojnë se Partia Laburiste ka gabuar të hapë listat e grave të saj edhe për gratë që identifikohen si transgjinore./A.A.

/pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest