Propozimi i pronarëve të medias: Si do të ndahen paratë e tarifës publike

amatelevizione

Shoqata e Mediave Elektronike, e përbërë nga gjashtë pronarët e televizioneve private më të mëdha në Shqipëri ka propozuar disa ndryshime ligjore ku kërkon të përfitojë 50% të fondeve publike për median.

Propozimi vjen si një ndryshim i ligjit “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i cili u hodh për diskutim gjatë një takimi me Kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Aleksandër Frangajt (Tv Klan), Ben Blushit (Përfaqësues i Top Channel), Irfan Hysenbelliut (Neës 24), Ilva Tare (përfaqësuese e  Ora Neës) dhe Carlo Bolinos (Report Tv).

Pronarët e mediave propozojnë që paratë e tarifës publike mbi televizionin të ndahen në këtë mënryë:

  • Mediat private do të marrin fillimisht 30% të fondit të tarifës mbi aparatin televiziv
  • 30% do të shkojë për Radio Televizionin Shqiptar
  • 20% do të shkojë përsëri tek RTSH, por për blerjen e dekoderave në kuadër të procesit të dixhitalizimit
  • Në fund të procesit të dixhitalizimit, 20% i akorduar për blerje dekoderash do t’i kalojë televizioneve private

Deri më tani, të ardhurat e tarifës prej 1200 lekësh në vit e cila i mblidhet familjeve shqiptare në faturën e energjisë elektrike, ka shërbyer për financimin e RTSH. Vetëm 10% e saj mbahet nga OSHEE si kosto për mbledhjen e tarifës.

Si do të ndahen paratë mes televizioneve private:

  • Gjysma e fondit që do t’i takojë televizioneve private do të ndahet mes televizioneve gjeneraliste (65%) dhe televizioneve informative (35%).
  • Si mekanizëm për ndarjen e parave do të shërbejë një institucion i monitorimit të audiencës, që është parashikuar të ngrihet brenda 24 muajve
  • Deri në ngritjen e këtij institucioni, ndarja do të bëhet sipas shumës që secili televizion ka fituar nga reklamat në vitin paraardhës
  • Projektligji parashikon që mediat private duhet të transmetojnë reklama ndërgjegjësuese/informuese në 50% të vlerës së financimit që do të marrin

Pronarët dhe përfaqësuesit e medias thanë se ky model financimi është i ngjashëm me atë të vendeve Evropiane, por nuk përmendën një model specifik ku janë bazuar për propozimet e tyre.

Miratimi i këtij projektligji do të cenonte rëndë financat e RTSH. Televizioni Publik, është institucioni kryesor përgjegjës për barrën financiare të procesit të dixhitalizimit, duke lehtësuar pjesërisht detyrimet e televizioneve private. Projektligji propozon jo vetëm përgjysmimin e të ardhurave të RTSH por edhe përjashtimi ne tij nga tregu i reklamave me pagesë.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest