Minatorët protestojnë sërish përpara Kryeministrisë

DSC_00761

Minatorët protestuan sërish sot përpara Kryeministrisë për miratimin e statusit të tyre.

Në propozimet drejtuar qeverisë ata kanë kërkuar rritjen e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual. Me prioritet, në draft konsiderohen kategoritë e dalë në pension para viteve 2000. Gjithashtu ata kanë kërkuar kontrolle shëndetësore peridioke falas dy herë në vit, si dhe prioritet në politikat sociale siç është ajo e strehimit.

Drafti i hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në vitin 2017, ende nuk është miratuar nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë rreth 6 mijë minatorë të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mije lekë, ndërkohë që ata vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest