Arabia Saudite lëshon lejet e para të drejtimit të automjeteve për gratë

arabia saudite

Grave në Arabinë Saudite u është dhënë e drejta për t’u pajisur me leje drejtimi, duke përmbysur një gur themeli të konservatorizmit saudit.

Mbreti Salman urdhëroi reformën në një dekret mbretëror të dorëzuar të martën në mbrëmje, duke kërkuar që licencat e shoferëve të lëshoheshin dhe për gratë.

“Pas dekretit, gratë nuk do të kenë më nevojë për leje nga një kujdestar ligjor për të marrë një licencë dhe nuk do të kenë nevojë për një kujdestar në makinë kur ato i japin këtij automjeti,” tha ambasadori i ri saudit në Uashington DC, Princi Halid bin Salman bin Abdulaziz.

Vendimi vjen si pjesë e një programi të gjerë reformash që javën e kaluar rezultoi në pjesëmarrjen e grave në një stadium sportiv për herë të parë.

Ky është ndryshimi më i rëndësishëm në rendin shoqëror konservativ, në Arabinë Saudite, që ka përcaktuar rreptësisht rolet gjinore dhe kufizon rëndë rolin e grave në jetën publike./ The Guardian M.B

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest