Azerbajxhan: Aktivisti Emin Aslan merret peng nga autoritetet

34506486_10156684205430288_7678979450221887488_n (1)

Avokati Azerbajxhanas Emin Aslan, i cili përgatiti disa ankesa drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është arrestuar në Baku për tu çuar më pas në një destinacion të panjohur.

I riu kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku studionte në Kolegjin e Juridik të Universitetit të Sirakuzës.

Në orën 5:30 të mëngjesit të datës 4 qershor, Emin Aslan u arrestua në qendër të kryeqytetit Azerbajxhanas Baku. Deri tani të afërmit dhe kolegët e tij nuk janë ende në dijeni të vendndodhjes së tij, raportojnë aktivistët, raporton media “Kaukazian Knot”.

34506486_10156684205430288_7678979450221887488_n

“Tre persona të veshur civil iu afruan. Fillimisht e përshëndetën dhe e pyetën nëse ishte Emin Aslan, më pas i kërkuan të sprapsej dhe e futën forcërisht në një makinë Mercedes me targa shtetërore drejt një destinacioni të panjohur. Njerëzit e veshur civil nuk u identifikuan”, tha Anar Mamedli, drejtues i Qendrës së Studimeve Demokratike dhe Monitorimit Zgjedhor.

Aktivisti vuri në dukje se përpara se të largohej në SHBA për studime, Emin ishte i angazhuar në çështje të të drejtave të njeriut.

“Emin përgatit për shtetasit e Azerbajxhanit një numër ankesash drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përgjithësisht ai ka treguar publikisht aktivizmin e tij dhe ka kritikuar autoritetet”, ka thënë Anar Mamedli.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest