Përfundon gradaçela mbi rërë: Një vit më parë u shemb pjesërisht, sot është gati për turistët

hgjh

Në shkurt të vitit 2017, banorët e Golemit u tronditën nga shembja e tre kateve shtesë të një godine 20 katëshe fare pranë bregut. Pas një kalvari arrestimesh dhe lirimesh ndërtuesit kanë arritur jo vetëm të sigurojnë lejen por edhe të përfundojnë shtimin e kateve mbi pallat.

Godina ka kaluar disa faza ndërtimi. Fillimisht janë ngritur tetë kate, më pas u ndërtuan sërish mbi të, duke e çuar numrin e kateve në 20. Së fundmi, rreth 3 vite më parë, ndërtuesi (pronar i një tjetër 30-katëshi në qendër të Durrësit), vendosi të ndërtojë edhe njëherë sipër saj kate të tjera që u shemben duke shkaktuar panik tek banorët.

Policia deklaroi atëherë se konstruksionet ishin shembur vetëm konstruksionet metalike, të mbetura pa përfunduar për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit.

Një ditë pas ngjarjes, policia filloi procedimin penal ndaj ndërtuesit 49-vjeccar mbi veprat penale “Shkatërrim prone nga pakujdesia” dhe “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Por sot, më shumë se një vit më pas, ndërtuesi jo vetëm fitoi lirinë por edhe përfundoi ndërtimin e gradaçelës buzë detit. Tani, banorëve e zonës, të rrezikuar nga një përbindësh betoni i ndërtuar mbi rërë, që sa vjen e rritet, ju mbetet vetëm të shpresojnë që ndërtuesi ta ketë mbyllur me kaq dëshirën për të shtuar kate.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest