Aktivisti gej që do të kandidojë në zgjedhjet e Turqisë

2152-XL

Një i ri gej dhe aktivist LGBTI+ është emëruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme turke.

Komuniteti LGBTI+ në Turqi po ballafaqohet me shumë presion. Vitin e kaluar, qeveria në Ankara i ndaloi të gjitha aktivitetet e LGBTI+, duke përfshirë edhe veprimtaritë e OJQ-ve.

“Këto aktivitete janë një rrezik për sigurinë publike, shëndetin publik dhe moralin,” tha këshilli i qytetit të Ankarasë.

Turqia ka të dhënat më të këqija të shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër personave LGBTI+ në Evropë. Homoseksualiteti është i ligjshëm në Turqi që nga themelimi i republikës në vitin 1923, por komuniteti LGBTI+ nuk është i mbrojtur me ligje të veçanta dhe ka vuajtur shumë nën sundimin e Partisë AK të Erdoganit. Parada e Krenarisë e Stambollit është ndaluar për tre vjet rresht tashmë.

Nëse Hasan Atik do të zgjidhet, ai do të jetë në gjendje t’i japë zërin e tij një prej pakicave më të kërcënuara të Turqisë.

Zgjedhja e Hasan Atikut për partinë pro-kurde HDP nuk është e habitshme, duke pasur parasysh faktin se partia është e njohur kryesisht për mbështetjen e të drejtave të grupeve minoritare.

Popullsia e Turqisë sot është shumë e ndarë kur vjen fjala për pranimin e homoseksualëve dhe transgjinorëve. Ky qëndrim vjen kryesisht për shkak të qeverisë aktuale/A.A.

/newsmavens.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest