Sektori më fitimprurës në Shqipëri i thotë jo ndihmës për të pastrehët

ndertimet-ne-tirane-905x395

Sektori i Ndërtimit

Ndërtimi është një ndër sektorët më fitimprurës në Shqipëri e pas viteve 90, e cila vazhdon të rritet me ritmin më të lartë në Europë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 74.3% e investimeve të brendshme shkuan për ndërtimin, shifër që ka ndryshuar shumë pak prej vitit 1996, kur të dhënat nisën të raportohen dhe ndërtimi mbante 79.7% të investimeve.

Personat në nevojë për strehim

Nga ana tjetër, një studim i UNDP në 2016 tregon se numri i personave të pastrehë të identifikuar në njësitë vendore është 31994. Ky vetëm në rreth 40% të njësive vendore që rezultojnë të kenë të dhëna për numrin e personave të pastrehë. Pra nëse do të marrim një mesatare, mund të thuhet se kemi më shumë se 70 000 persona të pastrehë në Shqipëri.  Duke shtuar këtu edhe familjet e padeklaruara si të pastreha apo ato që jetojnë në kushte të rrezikshme strehimi shifra është edhe më e lartë.

Në fillim të muajit maj, qeveria shqiptare miratoi ligjin e ri “Për Strehimin Social”, i cili detyron kompanitë që për çdo ndërtim mbi 2 mijë metra katrorë të japin 3 % të sipërfaqes për strehim social.

Por, ky ndryshim ligjor po has në kundërshtinë e ndërtuesve që lajmëruan sot se janë kundër kësaj nisme. Bashkimi i Dhomave të Tregtisë, Biznes Albania, Shoqata e Ndërtuesve dhe Dhoma e Tregtisë Tiranë dolën sot më një deklaratë ku thuhej:

“Me justifikimin se po bën politika se po bën politika sociale në favor të njerëzve në nevojë qeveria nuk po e kupton se në të ardhmen do të rëndoje xhepat e qytetarëve të thjeshtë të cilët si konsumatorë finalë do të detyrohen ashtu si në rastet e tjera të mbarin kostot e këtyre politikave sociale pasi është e qartë se kjo taksë do të rrisë çmimet e pasurive të paluajtshme.”

Pra ndërtuesit, njerëzit më të pasur të Shqipërisë pas tranzicionit jo vetëm që janë kundër një nismë që do të ndihmojë personat e pastrehë, por premtojnë t’jua veshin këtë taksë barrë qytetarëve të thjeshtë, duke rritur çmimin e ndërtimeve.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest