Studimi zbulon se truri i adoleshentëve transgjinorë funksionon në ngjashmëri me gjininë e tyre të përzgjedhur

transgender teen

Një studim i ri zbuloi se adoleshentët transgjinorë shfaqin ngjashmëri në aktivitetin e trurit me modelet e gjinisë së tyre të dëshiruar.

Dr Julia Bakker, nga Universiteti i Liezit në Belgjikë, shqyrtoi funksionet e trurit të adoleshentëve transeksualë. Kjo përfshinte vajzat dhe djemtë me disfori gjinore.

NHS (Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britani) përkufizon disforinë gjinore si:

“Gjendja ku personi përjeton siklet ose shqetësime sepse ekziston një mospërputhje mes seksit të tyre biologjik dhe identitetit të tyre gjinor.”

Dr Bakker dhe ekipi i saj përdorën skanime me rezonancë magnetike (MRI) për të parë mënyrën me të cilën truri i përgjigjet një feromoni që prodhon aktivitet specifik për gjininë.

Rezultatet gjetën se modeli i aktivizimit të trurit në djemtë dhe vajzat adoleshente transgjinore i ngjante atyre të djemve dhe vajzave jo transgjinorë të cilët ishin të gjinisë së tyre të dëshiruar.

Vajzat që vuanin nga disforia gjinore demonstruan modele të trurit të tipit mashkullor gjatë një stërvitje kujtese.

Nga hulumtimi, Dr Bakker shkruan:

“Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, tani kemi dëshmi se diferencimi seksual i trurit ndryshon në të rinjtë me disfori gjinore, pasi ato tregojnë karakteristikat funksionale të trurit që janë tipike për gjininë e tyre të dëshiruar.

Ne pastaj do të jemi më të gatshëm për të mbështetur këta të rinj, në vend që t’i dërgojmë ata në një psikiatër dhe duke shpresuar se shqetësimi i tyre do të zhduket spontanisht.”

Hulumtimi është botuar në Shoqërinë Evropiane të Endokrinologjisë./ M.B

Burimi : The Independent

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest