Gazetari televiziv do të ndryshojë gjini para kamerave

1441-XL

Gazetari belg Boudewijn Van Spilbeeck njoftoi të hënën se po bëhet grua në moshën 58 vjeçare, dhe do ta filmojë procesin për një transmetim televiziv.

Pse ka rëndësi kjo histori:

Historia ka patur një ndikim të drejtpërdrejtë në popullatën LGBT në Belgjikë: Transgender Info Point dhe Holebifoon – një linjë telefonike LGBT – kanë marrë më shumë telefonata dhe pyetje.

Van Spilbeeck thotë se ndihet e çliruar dhe e lumtur. Çiltërsia e saj për procesin në intervistat mediatike – duke përfshirë ndryshimet fizike, terapinë e të folurit dhe ndjenjat e të afërmve të saj – është mbresëlënëse dhe e guximshme. Ashtu siç janë edhe gruaja dhe dy fëmijët e saj të rritur, të cilët e pranuan tranzicionin e saj pak kohë më parë.

Pothuajse vetëm reagime pozitive ndaj “Caitlin Jenner” Belge

  • Bo Van Spilbeeck, e njohur më parë si Boudewijn Van Spilbeeck, është gazetarja e parë transgjinore e Belgjikës dhe do të kalojë tranzicionin para kamerës.
  • Van Spilbeeck tha se donte të dilte hapur si transgjinore 15 vite më parë, por nuk besonte se ishte koha e duhur.
  • Vendimi i sportistes amerikane Caitlyn Jenner për t’u bërë grua në vitin 2015, pati një përshtypje të fortë tek Van Spilbeeck: “Fakti që ajo mori atë vendim në moshën 65 vjeçe, ishte momenti në të cilin kuptova se edhe unë mundesha ende”.
  • Van Spilbeeck prej vitesh vishte veshje grash, por hormonet filloi ti marrë vetëm gjashtë muaj më parë. Operacioni i parë në fytyrën e Bo është planifikuar për muajin e ardhshëm.
  • Shefat e Van Spilbeeck në VTM News po e mbështesin vendimin e saj: “Më është dhënë menjëherë garancia që unë mund të vazhdoj të bëj atë punë që bëj”.
  • Organizatat LGBT gjithashtu kanë duartrokitur vendimin e Van Spilbeeck, duke thënë se sa më shumë mediat ndajnë tregimet për njerëzit transgjinorë, njerëzit transgjinorë do të pranohen në shoqëri.
  • “Unë e shoh këtë si një detyrë morale që të përdor historinë time dhe të mbështes njerëzit në trupin e tyre dhe rolet e tyre gjinore nëse nuk ndihen mirë”, thotë Van Spilbeeck.
  • Jo të gjithë e kanë mbështetur njoftimin e Van Spilbeeck. Një organizatë studentore katolike kritikoi vëmendjen e medias, duke thënë se ndryshimi i gjinisë është absurd dhe nuk janë asgjë më shumë se “fantazi ekscentrike.”/A.A.

/newsmavens.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest