Miliarda grave u mohohet e njëjta zgjedhje punësimi si burrat

20180526_WOM400

Edhe pse shtetet e pasura kërkojnë të heqin nga vendet e punës paragjykimet e lehta gjinore, në shumë vende në zhvillim, diskriminimi mbetet i hapur. Sipas Bankës Botërore, grave u ndalohet të bëjnë punë të caktuara në 104 shtete (shih hartën). Disa vende publikojnë listat e punëve që konsiderohen si tepër të rrezikshme për gratë (Rusia ka 456 vende pune të ndaluara për gratë, përfshijnë drejtimin e një treni ose të e një anijeje). Vende të tjera i ndalojnë gratë të punojnë në sektorë të ndryshëm, gjatë natës ose në punë “moralisht të papërshtatshme” (në Kazakistan gratë nuk mund tu nxjerrin gjakun apo ti godasin bagëtitë, derrat apo ripërtypësit e vegjël). Në katër vende, gratë nuk mund të regjistrojnë një biznes. Në 18 vende, burri mund ta ndalojë gruan e tij të punojë.

Qëllimi është shpesh për të mbrojtur “seksin e dobët”. Disa ligje i vënë gratë në të njëjtën kategori me fëmijët; ato kanë të bëjnë me punë që konsiderohen fizikisht të vështira, si minierat, ndërtimi dhe prodhimtaria. Në Mumbai, për shembull, shitëset femra nuk mund të punojnë deri vonë, siç bëjnë kolegët e tyre meshkuj. Ligje të tjera synojnë të mbrojnë aftësinë për të patur fëmijët. Kufizime të tilla gjinore janë të nevojshme, thotë Organizata Ndërkombëtare e Punës, veçanërisht në rastin e grave shtatzëna dhe atyre që japin gji, për shembull kur punojnë me kimikate. (Masat e tilla të përkohshme dhe specifike nuk llogariten në studimin e Bankës Botërore.) Por, përfundon Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), ndalimet mbrojtëse janë “sa vjen e më të dala mode.”/A.A.

/economist.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest