Dekada të vështira aktivizmi japin rezultat, Irlanda miraton abortin

2982

Irlanda votoi në një shumicë dërrmuese për legalizimin e abortit, një rezultat i papritur që shënon një humbje dramatike për dominimin e dikurshëm të Kishës Katolike. Elektorati irlandez votoi me një shumicë pre dy të tretash (66.4% pro, 33.6% kundër), duke arritur shfuqizimin e amendamentit që njehsonte jetën e fetusit me atë të gruas që e mbante.

Duke votuar “PO” në këtë referendum Irlanda i ka dhënë të drejtë sistemit shëndetësor të lejojë abortin deri në javën e 12 të shtatzënisë.

Vota pro në referendum, rezultat i dekadave të vështira aktivizmi:

Për shumë persona, vota e të premtes në Irlandë nuk ishte vetëm rezultat i muajve të shpenzuara në fushatë, por i viteve përpjekje për ndryshim

30 vite më parë “Anne Marie Keary” u kërcënua me burg dhe gjoba ligjore, dhe u përball me abuzime dhe kërcënime në telefonin e saj, vetëm sepse kishte publikuar një listë klinikash Britanike të abortit në një udhëzues studentor.

Në epokën përpara internetit, ky informacion ishte jetësor për gratë që nuk donin të vazhdonin shtatzëninë.

Ajo ka lindur në Irlandë, një vend ku divorci dhe kontraceptivët ishin të paligjshëm dhe as nuk mendohej të flisje për abortin. Më pas, në vitin 1983 erdhi referendumi që ndaloi ndërprerjen e çdo shtatzënie.

Kur Irlanda votoi për të lejuar abortin e sigurt dhe të ligjshëm Anne u përfshi nga emocionet: “Nuk mendoja se do ta shihja këtë ditë. Kur dëgjova rezultatet, qava, bërtita,” tha ajo. “Ishte një nga ditët të mira të jetës time”.

Për Anën dhe shumë të tjerë, e premtja ishte kulmi jo vetëm i një fushate për të nxitur votën në këto zgjedhje, por edhe vitesh të vështira aktivizmi shpesh të dhimbshëm.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest