66 % e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk marrin shërbimet nga arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale

disabled childre n

55% e prindërve me aftësi të kufizuara pohojnë se e kanë shumë të vështirë të përballojnë shpenzimet për marrjen e shërbimeve shoqërore dhe shëndetësore që u duhen fëmijëve të tyre, tregon një studim i kryer nga tre organizata jo qeveritare.

Organizatat Save The Children, World Vision dhe Fondacioni për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara kanë studiuar gjendjen ekonomike të familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe shërbimet e specializuara që qeveria ofron për fëmijët e kësaj kategorie.

Të dhënat e mbledhura tregojnë për një gjendje alarmante sa i përket shërbimeve shoqërore dhe shëndetësore që u ofrohen këtyre fëmijëve.

Sipas studimit  66%  e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk marrin shërbimet nga arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale dhe vetëm 8% e tyre marrin shërbime të specializuara.

60% e fëmijëve kanë marrë diagnostifikim nga mjeku i familjes dhe jo nga specialistët, e ndërsa familjet e tyre kanë të ardhura të pakta.

Për sa i përket arsimimit të këtyre fëmijëve, studimi ka zbuluar se 25% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk ndjekin një institucion të arsimit parauniversitar.

Të dhënat e këtij studimi kanë treguar për një mungesë të theksuar në ofrimin e shërbimeve sociale, shëndetësore dhe arsimore për fëmijët e kësaj kategorie.

 Kliko këtu për të shkarkuar raportin e plotë./M.B

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest