Familjarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e të riut në qelinë e paraburgimit

enea2

Pak ditë më parë në mjediset e paraburgimit në Komisariatin e Korçës, humbi jetën 27 vjeçari Enea Ftoji.

Ftoji, baba i tre fëmijëve u ndalua në 14 maj nën akuzën vjedhjes me dhunë dhe humbi jetën përpara se të dilte në gjykatë për të marrë masën e sigurisë.

Policia dhe nga ekspertiza mjeko –ligjore, ka deklaruar se ndaj Ftojit nuk është ushtruar dhunë.

Familjarët kanë hedhur akuza kundër uniformave blu duke deklaruar se efektivët e komisariatit të Korçës kanë ushtruar dhunë ndaj 27 vjeçarit. Ata kanë filmuar pamje të trupit nga morgu, ku duken qartë shenja të dhunës fizike.

“Ne duam të drejtën e djalit. Duam të dimë nga i erdhi vdekja, vdekja nuk vjen vetë. Djali ishte shëndoshë e mirë.” – janë shprehur të afërmit e Ftojit.

Sot, familjarët e viktimës protestuan në Tiranë,  përpara Ministrisë së Brendshme.

Së bashku me ta ishin dhe aktivistë të Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome të cilët dorëzuan një peticion në Ministrinë e Brendshme.

“Sapo dorëzuam peticionin dhe kërkuam një takim me një përfaqësues të Ministrisë, por askush nuk ndodhej aty të jepte një promocion për këtë ngjarje kaq të paprecedentë.” – ka thënë Ervis Cota, përfaqësues i Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome./M.B

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest